GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari kapet me kufje të fshehura në provimin e patentës në Belgjikë, para gjykatës: Prisja telefonatën e kolegut

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari kapet me kufje të fshehura në provimin e patentës në Belgjikë, para gjykatës: Prisja telefonatën e kolegut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 51-vjeçar shqiptar ka përfunduar në gjykatë në Belgjikë, pasi dyshohet se tentoi të mashtronte gjatë provimit teorik për marrjen e patentës së drejtimit. Ngjarja është regjistruar në qendrën e provimeve në Geel, ku burri nga Tongereni u kap në flagrancë nga një përgjegjës i qendrës, pasi kishte përdorur kufje të fshehura gjatë testimit.

Sipas mediave belge, shqiptari u paraqit të hënën para Gjykatës Penale në Turnhout, ku u përball me akuzën e tentativës për mashtrim gjatë provimit. Prokurorja Veerle Van Gorp bëri të ditur se 51-vjeçari kishte vendosur fillimisht një pajisje të vogël në vesh dhe më pas kishte përdorur edhe kufje të mëdha. Ai iu përgjigj saktë pothuajse të gjitha pyetjeve, por u vu re kur, pas heqjes së kufjeve të mëdha, tentoi të fshihte pajisjen e vogël që kishte në vesh.

Para autoriteteve, ai pretendoi se kufjet i përkisnin vajzës së tij dhe se i përdorte për të komunikuar me kolegët. Edhe në sallën e gjyqit, 51-vjeçari mohoi të kishte pasur qëllim të mashtronte. Avokati i tij argumentoi se klienti përdorte shpesh kufje për të komunikuar në telefon pa pasur nevojë të mbante celularin në dorë dhe se gjatë provimit priste një telefonatë nga një koleg.

Nga ana tjetër, prokuroria kërkoi që shqiptari të dënohej me punë në shërbim të komunitetit, ndërsa mbrojtja kërkoi shpalljen e tij të pafajshëm. I pyetur nga gjyqtari se përse kishte udhëtuar nga Tongereni drejt Geel për të dhënë provimin, ai u përgjigj se në atë ditë vetëm në këtë qendër kishte gjetur një vend të lirë. Gjykata pritet të shpallë vendimin për çështjen më 21 dhjetor.

gijotina.com/

Etiketa: provimi i patentes

Lajme të lidhura

Dimri mbërrin në juglindje, dëbora zbardh zonat malore të Korçës dhe Ersekës
Aktualitet

Dimri mbërrin në juglindje, dëbora zbardh zonat malore të Korçës dhe Ersekës

22:10 - 23/11/26
Shtrenjtohet sigurimi i makinave! Gati projektligji për dëmshpërblimin e pasagjerëve
Breaking Views

Shtrenjtohet sigurimi i makinave! Gati projektligji për dëmshpërblimin e pasagjerëve

21:35 - 23/11/26
Breaking Views

Zgjedhjet e 9 majit, kush janë emrat që PS po shqyrton për Tiranën, Durrësin dhe bashkitë e tjera

21:02 - 23/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari kapet me kufje të fshehura në provimin e patentës në Belgjikë, para gjykatës: Prisja telefonatën e kolegut
Aktualitet

Shqiptari kapet me kufje të fshehura në provimin e patentës në Belgjikë, para gjykatës: Prisja telefonatën e kolegut

22:20 - 23/11/26

Një 51-vjeçar shqiptar ka përfunduar në gjykatë në Belgjikë, pasi dyshohet se tentoi të mashtronte gjatë provimit teorik për marrjen...

Lexo më shumë
Dimri mbërrin në juglindje, dëbora zbardh zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Dimri mbërrin në juglindje, dëbora zbardh zonat malore të Korçës dhe Ersekës

22:10 - 23/11/26
Shtrenjtohet sigurimi i makinave! Gati projektligji për dëmshpërblimin e pasagjerëve

Shtrenjtohet sigurimi i makinave! Gati projektligji për dëmshpërblimin e pasagjerëve

21:35 - 23/11/26

Zgjedhjet e 9 majit, kush janë emrat që PS po shqyrton për Tiranën, Durrësin dhe bashkitë e tjera

21:02 - 23/11/26
Zgjedhjet/ Ja emrat e kandidatëve të propozuar nga baza e PD-së për Bashkinë e Elbasanit

Zgjedhjet/ Ja emrat e kandidatëve të propozuar nga baza e PD-së për Bashkinë e Elbasanit

20:30 - 23/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com