Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për disa nga të pandehurit në dosjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë, Fatmir Bektashi dhe shoqëria “Kontakt”, si dhe Flutur Xhani, janë shpallur të pafajshëm.
Frosina Bollo është dënuar me 1 vit burg, i cili me gjykim të shkurtuar është ulur në 8 muaj. Dënimi është zëvendësuar me 16 muaj shërbim prove.
Adela Kondakçiu është dënuar me 7 vite burg, të ulura në 4 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ajo është përjashtuar nga vuajtja e dënimit.
Fation Baçi është dënuar me 5 vite burg, të ulura në 3 vite e 4 muaj. Ai do ta vuajë dënimin me 4 vite shërbim prove.
Klotilda Bushka është dënuar me 300 mijë lekë gjobë, shumë e cila me gjykim të shkurtuar është ulur në 200 mijë lekë.
Edhe për subjektet e tjera të përfshira në proces janë dhënë vendime me gjoba.
Shoqëria “Rametal” është dënuar me 18 milionë lekë gjobë, të ulura në 12 milionë lekë, ndërsa organizata jofitimprurëse “Frobulos” është dënuar me 500 mijë lekë gjobë, të ulura në 333 mijë lekë.
gijotina.com/









Discussion about this post