Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një reagimi, Bushati e cilëson këtë festë jo vetëm si një ditë gëzimi, por edhe si një moment reflektimi mbi vetëdijen kombëtare.
Sipas ish-ministrit, kremtimi i këtij përvjetori përkon me një moment të rëndësishëm zgjimi qytetar, si në Shqipëri, ashtu edhe në diasporë.
Bushati nënvizon se ky zgjim qytetar pasqyron aspiratat për një Shqipëri me më shumë drejtësi, dinjitet, shpresë dhe mundësi për të gjithë.
“Kremtimi i Ditës së Flamurit, përveçse një ditë gëzimi, është një ditë shqyrtimi e vetëdijes sonë kombëtare. Kremtimi i 114 vjetorit të pavarësisë vjen në një moment të rëndësishëm zgjimi qytetar në Shqipëri e diasporë. Një zgjim qytetar që beson se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.
Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Rroftë kombi ynë!”, shkruan Bushati.









Discussion about this post