GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestuesi në Sheshin Skënderbej:Kam ardhur nga Belgjika të heq Ramën dhe Berishën nga politika

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestuesi në Sheshin Skënderbej:Kam ardhur nga Belgjika të heq Ramën dhe Berishën nga politika
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar i ardhur nga Belgjika i është bashkuar protestës kombëtare në Tiranë, ku siç tha ai ka ardhur për largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës nga politika.

Në një prononcim, ai i cilësoi të dy politikanët si “një kancer dhe një sëmundje të madhe për Shqipërinë”, ndërsa theksoi se vendi duhet të shkëputet nga ajo që ai e quajti “guaska komuniste”.

Gjatë prononcimit, shqiptari nga Belgjika kritikoi edhe situatën ekonomike në vend, duke përmendur çmimet, zhvlerësimin e euros dhe ndërtimin e kullave në kryeqytet.

Më tej, ai bëri thirrje që të rinjtë të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit dhe të kontribuojnë që Shqipëria të bëhet një vend ku mund të jetojnë e punojnë qytetarët e saj.

“Unë kam ardhur nga Belgjika për këtë ditë sot, për të hequr Berishën dhe Ramën nga politika. Është një kancer, një sëmundje e madhe për Shqipërinë kjo. Po nuk doli Shqipëria nga kjo guaskë komuniste, Shqipëria do të falimentojë.

Unë jam themelues i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, jam organizator i 20 Shkurtit 1991. Fatkeqësisht, ne nuk arritëm ta pushkatonim byronë politike atëherë, por tani është momenti që këta duhen nxjerrë para drejtësisë, asnjë gjë më shumë. Dhe këta e kanë mbushur kupën, nuk ka më. Atëherë ne na tradhtoi edhe Berisha, edhe Nano, dhe ishte një kryekriminel si Gramoz Ruçi, ministër i Brendshëm, që na vuri gati në gijotinë dhe e lamë atdheun duke ikur në emigracion.

Sot na dhemb zemra, Shqipëria është një rrumpallë, më falni. Ndërkohë, kushdo, si do, nderojnë ata me xhupa të zinj dhe veshje të zeza. Çmimet skandaloze, euro është shkatërruar komplet, këtu është shkatërruar çdo gjë, pavarësisht këtij luksi të kullave që nuk i dihet se si është krijuar. Ndërkohë, me drogë.

Unë kam 30 vite inxhinier, kam punuar dhe nuk kam mundësi të ndërtoj këtu një gjë të tillë. Kjo vjen vetëm nga paraja e zezë, nga droga dhe prostitucioni. Kjo duhet të marrë fund. Tani është brezi juaj, Gjenerata Z, që duhet ta merrni veten në dorë, ta çoni përpara, ndryshe do të vdesim.

Djali im punon në Belgjikë. Pse të mos vijë të punojë këtu? E shumë të tjerë. Duhet të vijnë këtu të kontribuojnë. Ka shumë të rinj që kanë dëshirë ta nderojnë vendin, jo këtu me pisllëk si këta, por në atë mënyrë që të jetë i banueshëm për çdo shqiptar”, u shpreh ai.

Etiketa: berishaKryesore1RamaShqiptar

Lajme të lidhura

Kërkesat në protestë, Lëvizja Aleanca Kombëtare kërkon qeveri tranzitore dhe Vetting për gjithë klasën politike
Aktualitet

Kërkesat në protestë, Lëvizja Aleanca Kombëtare kërkon qeveri tranzitore dhe Vetting për gjithë klasën politike

10:59 - 28/11/26
Emigrantët nga diaspora mbërrijnë në Shqipëri për protestën kombëtare, nisen nga Shkodra drejt Tiranës
Aktualitet

Emigrantët nga diaspora mbërrijnë në Shqipëri për protestën kombëtare, nisen nga Shkodra drejt Tiranës

10:38 - 28/11/26
Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, qytetarët protestojnë kundër Ramës
Aktualitet

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, qytetarët protestojnë kundër Ramës

10:33 - 28/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi në Sheshin Skënderbej:Kam ardhur nga Belgjika të heq Ramën dhe Berishën nga politika
Aktualitet

Protestuesi në Sheshin Skënderbej:Kam ardhur nga Belgjika të heq Ramën dhe Berishën nga politika

11:10 - 28/11/26

Një shqiptar i ardhur nga Belgjika i është bashkuar protestës kombëtare në Tiranë, ku siç tha ai ka ardhur për...

Lexo më shumë
Kërkesat në protestë, Lëvizja Aleanca Kombëtare kërkon qeveri tranzitore dhe Vetting për gjithë klasën politike

Kërkesat në protestë, Lëvizja Aleanca Kombëtare kërkon qeveri tranzitore dhe Vetting për gjithë klasën politike

10:59 - 28/11/26
Emigrantët nga diaspora mbërrijnë në Shqipëri për protestën kombëtare, nisen nga Shkodra drejt Tiranës

Emigrantët nga diaspora mbërrijnë në Shqipëri për protestën kombëtare, nisen nga Shkodra drejt Tiranës

10:38 - 28/11/26
Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, qytetarët protestojnë kundër Ramës

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, qytetarët protestojnë kundër Ramës

10:33 - 28/11/26
“Shqipëria nuk shitet!”/ Me flamuj kuqezi mbi supe, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin Skënderbej

“Shqipëria nuk shitet!”/ Me flamuj kuqezi mbi supe, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin Skënderbej

10:14 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com