GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nuk i dalin 20 këshilltarë, Veliaj hedh 291 mln lekë për “platformën e vendimmarrjes”

22:44 - 04/02/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk i dalin 20 këshilltarë, Veliaj hedh 291 mln lekë për “platformën e vendimmarrjes”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E kthyer tashmë në një metodë të zakonshme, Bashkinë e Tiranës vazhdon pothuajse në çdo procedurë publike që të mos respektojë parimin e konkurrencës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në tenderin e hapur në datën 31 dhjetor 2021, i cili mban numrin e referencës REF-16777-12-30-2021. Por, çudia në këtë procedurë nis që nga qëllimi për të cilin është hapur, ku Bashkia e Tiranës synon ngritjen e një platforme për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në funksion të një vendimmarrje sa më efikase në institucion. Pra, e thënë me fjalë më të thjeshta, me aq sa kuptohet, Erion Veliajt nuk i mjaftojnë 20 këshilltarët që i dolën në skandalin e pagave për të marrë vendime efikase, tani i duhet dhe një platformë për ta ndihmuar në vendimet që do të marrë.

 

 

Përpos absurditetit për të cilin është hapur tenderi, institucioni që Veliaj drejton nuk respekton edhe procedurat e rregullta të prokurimit. Ky tender ka fondin limit prej 29.143.328 lekë të reja, ose rreth 291 milionë lekë të vjetra dhe në të kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, “3i-Solutions” sh.p.k dhe “INET ALBANIA” sh.p.k.

Shoqëria “3i-Solutions” sh.p.k është skualifikuar nga gara dhe kështu procedura është zhvilluar me vetëm një konkurrent, pra vetëm me “INET ALBANIA” sh.p.k., e cila më pas është shpallur automatikisht fituese.

 

 

Arsyen e vërtetë e kupton kur hap dokumentet specifike të tenderit, ku shihet që është skualifikuar kompania që ka paraqitur ofertën më të vogël. Shoqëria “3i-Solutions” sh.p.k ka paraqitur ofertën prej 24.840.000 lekë të reja, ose rreth 250 milionë lekë të vjetra. Ndërsa kompania “INET ALBANIA” sh.p.k. ka paraqitur ofertën prej 27.686.000 lekë të reja ose rreth 280 milionë lekë të vjetra, e cila është shpallur më pas fituese.

Kështu, Bashkia e Tiranës ka skualifikuar kompaninë që këtë punë do ta bënte me rreth 30 milionë lekë të vjetra më pak se kompania që është shpallur fituese.

 

 

Duke qenë se kjo metodë prokurimi paraqet risk dhe hedh dyshime se fituesi mund të jetë i paracaktuar, “Open Data” e ka futur në kategorinë e flamurit të kuq, me mbishkrimin e skualifikimit të të gjithë operatorëve ekonomik përveç fituesit.

Ky tender është një nga çudirat e radhës të Lali Erit që edhe disa miliona nga taksat e qytetarëve, t’i çojë për punë që nuk kanë asnjë të mirë publike. Nëse bëjmë një llogari të thjesht, Veliaj harxhon miliona lekë vetëm për të marrë vendime. Kjo pasi 20 këshilltarët që paguan për ta ndihmuar në vendimmarrje, u kushtojnë taksave të qytetarëve rreth 200 mijë euro në vit. Tani kësaj shifre do t’i shtohen edhe 291 milionë lekë për platformën që pritet të ngrejë.

Tragjikomikja në këtë situatë qëndron në faktin që, qytetarët e Tiranës do të paguajnë miliona lekë që Erion Veliaj të marrë vendime për shkatërrimin e shtëpive të tyre duke i lënë në rrugë pa zgjidhje, që të japë leje ndërtimi për kulla në çdo cep të Tiranës, për ngushtimin e rrugëve duke favorizuar trafikun në Tiranë, për menaxhimin e mbetjeve me afera korruptive, për prishjen e godinave historike të qytetit, për ngritjen e çmimit të biletës së urbanit pa bërë asnjë investim në përmirësimin e tij, për t’i lënë pa ujë me orë të tëra qytetarët e Tiranës dhe për t’ua bërë jetesën më të shtrenjtë, etj.

X.S/ Gijotina.com

 

Etiketa: Erion Veliajkeshilltaretkryesore2platformatendervendimmarrje

Lajme të lidhura

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit
Breaking Views

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Para
Pasi mori dënimin, ish-ministri Saimir Tahiri akomodohet tek 313-ta

Pasi mori dënimin, ish-ministri Saimir Tahiri akomodohet tek 313-ta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë
Aktualitet

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë

22:40 - 05/03/26

Një skenë e pazakontë është regjistruar në rrugë, ku protagonistë janë dy vajza, të cilat janë përfshirë në një konflikt...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

21:59 - 05/03/26
Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

21:41 - 05/03/26
“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

21:07 - 05/03/26
Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

20:55 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com