E ftuar në emisionin “Fan Club” në Top Channel, Beatrix Ramosaj, ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother”. Gjatë bisedës së gjatë, Trixa zbuloi nëse kishte komunikuar me ndonjë nga ish-banorët e BB VIP. këngëtarja e njohur tha se ka folur paksa me Dagz, Antonelën dhe Egzonën.
E pyetur nëse ka folur me Romeon, pasi para se të linte përfundshmit shtëpinë më të famshme, Donaldi i tha që të komunikonte me të, ajo tha se “po”. Madje, falenderoi familjen e Donaldit që i kanë dhënë kurajo për të kaluar këtë periudhë të vështirë.
Discussion about this post