GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Serbia kërkon aneksimin e Malit të Zi”, Gjukanoviç: Ne mbështesim shqiptarin Abazoviç

17:56 - 07/02/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Serbia kërkon aneksimin e Malit të Zi”, Gjukanoviç: Ne mbështesim shqiptarin Abazoviç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Malit të Zi, Presidenti malazez Milo Gjukanoviç sqaroi se partia e tij do të mbështesë çdo qeveri që do të ruajë karakterin qytetar dhe laik të vendit. Në një intervistë për DW, Gjukanoviç tha se vendi i tij tani është në proces të konsolidimit të pushtetit. Sipas tij, interesi më i madh i Malit të Zi është që sa më shpejt të ketë një qeveri të përgjegjshme.

“Çdo qeveri që do të ruajë karakterin qytetar dhe laik të vendit, do të promovojë demokracinë multietnike dhe do të kontribuojë në zhvillimin dinamik ekonomik, në mënyrë që Mali i Zi, si një vend i zhvilluar demokratikisht dhe ekonomikisht, të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt. Do të ishte shumë e  rrezikshme për Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës bëhet kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh” – tha Gjukanoviç.

Më tej ai ka thënë se qeveria e deritanishme përbëhej nga tre koalicione, ku njëra prtej tyre koalicion i profilizuar qartë i Serbisë së Madhe. Ai shprehet se fal opozitës shtetformuese, Mali i Zi arriti t’i rezistojë ofensivës së Beogradit.

“Njëra prej të cilave është koalicion i profilizuar qartë i Serbisë së Madhe. Ne kemi menduar, se nëse një qeveri e tillë përcakton politikën shtetërore, kjo do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi. Mendoj se falë nesh, falë opozitës shtetformuese, Mali i Zi arriti t’i rezistojë ofensivës së Beogradit. Pas 30 gushtit përjetuam një ofensivë shumë agresive nga Beogradi. Nacionalizmi serbomadh nga Beogradi kuptoi se fitorja e të preferuarve të tyre hapi derën për një aneksim të ri të Malit të Zi, këtë herë përmes projektit “Bota Serbe”. Kjo nuk ndodhi sepse kishim një opozitë me përgjegjësi shtetërore të drejtuar nga DPS” – është shprehur ai.

Pas rrëzimit të qeverisë të Malit të Zi, zyrtarët kanë hedhur hipotezat e tyre për një emër të ri të kryeministrit të ardhshëm të vendit, ku më i përmenduri duket se është zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç.

Etiketa: aneksimiDrita AbazovicMali ZiMilo GjukanovicSerbiaShqiptari

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
Masakra e 19- vjeçarit grek, dëshmia e të riut shqiptar: Nuk mora pjesë në sulm

Masakra e 19- vjeçarit grek, dëshmia e të riut shqiptar: Nuk mora pjesë në sulm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

Një incident me armë zjarri është regjistruar pranë Konsullatës së Izraelit në lagjen Beşiktaş të Stambollit, duke shkaktuar një operacion...

Lexo më shumë
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com