GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Studimi: Gratë shtatzëna me Covid më të rrezikuara nga komplikacionet serioze

08:31 - 08/02/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndikimi i Covid-19 në shtatëzani, ja risqet që specialistët evidentojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një studim i ri amerikan thekson rëndësinë e vaksinimit tek gratë shtatzëna. Nga të dhënat e studimit rezulto se gratë shtatzëna janë 40 % më të rrezikuara dhe kanë mundësinë e shfaqjes së komplikacioneve serioze. Përveç komplikimeve të shtatzënisë, tashmë dihet se gratë shtatzëna janë në rrezik për simptoma më serioze të vetë Covid-19 nëse infektohen me koronavirus.

Studiuesit, të udhëhequr nga Tory Metz, një profesor i asociuar i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Utah analizuan të dhënat për 14,104 gra të pranuara në 17 qendra mjekësore amerikane, nga të cilat 2 350 ishin në pritje të një fëmije.Ndërkaq më shumë se 13% e tyre kishin komplikime krahasuar me 9% të atyre që nuk kishin koronavirus, ndërsa të gjitha vdekjet e nënave (në total pesë) ndodhën tek gratë shtatzëna me koronavirus.

Krahasuar me ato me simptoma të lehta ose aspak të Covid-19, gratë shtatzëna me simptoma të moderuara deri në të rënda të infeksionit kishin tre herë më shumë gjasa (26% kundrejt 9%) për të zhvilluar komplikime serioze të shtatzënisë, si eklampsia, hipertensioni i rëndë, gjakderdhja. , insuficiencë renale, dëmtim i organeve, etj. Sipas studimit gratë shtatzëna me simptoma të moderuara deri në të rënda të Covid-19 kishin edhe më shumë gjasa (45% kundrejt 32%) të lindnin me prerje cezariane, gjë që nuk ishte rasti për ato asimptomatike me koronavirus dhe ato me simptoma të lehta.

Infeksioni me koronavirus gjithashtu rriti ndjeshëm rrezikun e lindjes së parakohshme dhe pranimit në njësinë e kujdesit intensiv, si dhe abortit ose lindjes së vdekur. Gratë shtatzëna obeze (me indeks të masës trupore mbi 30) ishin në rrezikun më të lartë nëse infektoheshin me koronavirus. Studiuesit arritën në përfundimin se ashpërsia e simptomave të Covid-19 është një tregues kyç për parashikimin e një rreziku në rritje të komplikimeve gjatë shtatzënisë. “Ne e dinim tashmë se gratë shtatzëna janë në rrezik më të madh për ndërlikimet e vetë Covid-19. Hulumtimi ynë është një nga të parët që tregon se infeksioni me koronavirus mund të rrisë rrezikun e komplikimeve serioze që lidhen me ndërlikimet e shtatzënisë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të sigurohemi që gratë shtatzëna janë duke u vaksinuar”, tha Dr. Metz.Studimi zbuloi gjithashtu se vetëm një në 100 foshnja (1.2%) u diagnostikua me koronavirus pas lindjes dhe deri sa u larguan nga materniteti.

 

Etiketa: COVIDgra shtatzena.

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Reshjet e borës bllokojnë sërish rrugën e Arbrit

Reshjet e borës bllokojnë sërish rrugën e Arbrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com