Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, nëpërmjet një Call Center të paregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse duke investuar në Kriptomonedha dhe Forex.
Personi në fjalë është identifikuar si Olti Ferhataj, ndërsa bashkë me personat e tjerë ka përfituar një shumë prej 108 mijë euro, për një periudhe disa mujore.
Forcat policore kanë zhvilluar herë pas herë operacione për goditjen e Call Centareve të paligjshëm, të cilët nëpërmjet mashtrimeve i marrin shumë të mëdha parash të huajve.
Discussion about this post