GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ambasadori italian në Shqipëri: Jam besimplotë që brenda këtij viti do të hapen negociatat

16:10 - 09/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori italian në Shqipëri: Jam besimplotë që brenda këtij viti do të hapen negociatat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një takim që pati në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” , ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci u shpreh optimist këtë që vit do të hapen negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE. Diplomati italian tha se Italia është partner besnik i vendit tonë duke e mbështetur që prej vitit 2000 për t’u anëtarësuar në BE. Bucci gjithashtu i dha përparësi reformës në drejtësi, realizimi i së cilës do të garantojë integrimin e vendit tonë në Europën e Bashkuar.

“Po ndihmojmë Shqipërinë në Reformën në Drejtësi. Jemi të pranishëm në çdo sektor në jetën shqiptare. Këtë raport të veçantë e dërgojmë edhe në Bashkimin Europian. Italia çdo herë ka mbështetur Shqipërinë për tu anëtarësuar në BE, duke filluar nga viti 2000. Italia, gjithmonë, ka qenë miku dhe avokati më i ngushtë i Shqipërisë në marrëdhënien me BE. Italia ka ushtruar presion që Shqipëria të avancojë për integrimin në BE. Kemi një shprehje ‘na ndihmoni, të ju ndihmojmë’ dhe mënyra më e mirë është që Shqipëria të ecë përpara me reformat” – u shpreh Fabrizio Bucci.

Bucci theksoi se janë plotësuar disa kritere të vendosura nga BE, por duhet të vazhdohet me realizimin e reformave të rëndësishme në vend. Më tej, përfaqësuesi i Italisë në vendin tonë tha se nëse Shqipëria merr “ok” për çeljen e negociatave nuk do të thotë se do të përfshihet direkt në tregun e përbashkët europian, pasi faza e negociatave kërkon disa vite kohë për të përfunduar.

“Reformat në Shqipëri janë të shumta, por reforma në drejtësi është më e rëndësishmja për integrimin. BE bën kujdes të veçantë për këtë. Reforma në drejtësi i jep siguri të së drejtës për sipërmarrjet që duan të veprojnë në Shqipëri. Vendimi i Këshillit të Europës është shoqëruar me disa kritere që duhen përmbushur nga Shqipëria dhe disa janë kryer. Jam besimplotë që brenda këtij viti do të hapen negociatat. Negociatat do të hapen kur te thirret konferenca ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe BE. Negociatat do të zhvillohen mes ekspertësh shqiptarë dhe të Brukselit. Nuk flasim më nëse Shqipëria do të hyjë apo jo në BE, por kur do të hyjë. Hapja e negociatave nuk është një fund, por një fillim. Tani fillon ‘ndeshja’ e vërtetë. Shpresojmë që këtë vit do të hapen negociatat dhe të jetë një proces i shpejtë, edhe pse zgjat disa vite” – u shpreh në Shkodër ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci.

 

 

Etiketa: AmbasadoriBEFabricio BucciIntegrimiItalian

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Masakroi me thikë gruan në Fier, jepet vendimi për Petrit Mamajn

Masakroi me thikë gruan në Fier, jepet vendimi për Petrit Mamajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Greqi! Pitbulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Pitbulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit

16:01 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Zakynthos në Greqi, ku një qen pitbull sulmoi për vdekje një fëmijë 18-muajsh,...

Lexo më shumë
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com