GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hapte bravat me çelës të kopjuar, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Hapte bravat me çelës të kopjuar, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Çelësi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, policia e Tiranës ka arrestuar 21-vjeçarin, Marsel Sula.

Operacioni u zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, ku në bazë të informacioneve janë dokumentuar 8 raste të vjedhjeve në banesa.

Policia ka sekuestruar një mekanizëm çelës përshtatës që shërben për kopjimin/klonimin dhe hapjen e bravave, një kuti me vegla dhe çelësa si ato të kopjimit të çelësave të bravave, një çelës makine, çelësa të ndryshëm banesash, dy aparate celulare, një dronë me kamër, 3 televizorë, 24 ora dore të markave të ndryshme, 4 çanta të ndryshme, një iPad, një kamera sigurie, një playstation dhe 4 laptopë, disa bizhuteri floriri, 295.000 lekë të rinj, 6400 euro, 276 dollarë dhe 490 paund.

Nga hetimet ka rezultuar se Marsel Sula, pasi i studionte banesat, duke përdorur disa pajisje speciale, bënte kopje të çelësave dhe me pas kryente vjedhjet, duke hyrë në banesa pa dëmtime të dyerve apo dritareve dhe duke iu shmangur kamerave të sigurisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se nëpërmjet këtij mekanizimi, ky shtetas dyshohet të ketë vjedhur në 8 banesa të ndryshme, gjatë muajit dhejtor 2021 dhe muajve janar dhe shkurt 2022, konkretisht:

* Më datë 07.12.2021, në rrugën “Petro Cani”, dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases G. C.;

* Më datë 21.12.2021, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një orë, një çantë dhe një laptop në banesën e shtetases F. Z.;

* Më datë 26.12.2021, në rrugën “Faik Konica”, dyshohet se ka vjedhur një orë, një çantë dhe një laptop në banesën e shtetasit A. C.;

* Më datë 12.01.2022, në rrugën “Xhorxhi Martini”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit E. P.;

* Më datë 15.01.2022, në rrugën “Reshit Çollaku”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në banesën e shtetases O. K.

* Më datë 16.01.2022, në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit I. R.;

* Më datë 25.01.2022, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe disa laptopë në banesën e shtetasit F. M.;

* Më datë 07.02.2022, në rrugën “Perlat Rexhepi”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri në banesën e shtetases F. S.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural.

Etiketa: 21 vjecariaksionbravaPolicia

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Para
Ambasadori italian në Shqipëri: Jam besimplotë që brenda këtij viti do të hapen negociatat

Ambasadori italian në Shqipëri: Jam besimplotë që brenda këtij viti do të hapen negociatat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 83-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe kastës...

Lexo më shumë
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

16:25 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com