Për herë të parë darkës në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’ i janë bashkuar edhe dy të ftuar special. Banorët prej orësh kanë nisur përgatitjet për të mirëpritur dy opinionistët e produksionit. Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku konsumuan darkën së bashku me banorët.
Koha që kaluan së bashku i përfshiu të gjithë momentet, si kritika, pyetje, lojëra, buzëqeshje, ngacmime. Madje, ata ndan edhe informacione nga jeta jashtë që nuk shkaktonin probleme për lojën e banorëve.
Në një moment, Arbri foli edhe për politikën duke thënë: “Ore, po t’ju them unë juve se Sali Berisha po përpiqet t’i marrë partinë Lul Bashës?”.
Por menjëherë ndërhyri Donaldi, që e ndërpreu duke thënë se këtë gjë e dinin. “Po jooo, se kjo dihej, nisi si temë para se të hynim ne këtu”, tha ai.
Discussion about this post