GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji, sherr me Berishën: Përse ta luftojmë SHBA për faj të dikujt në PD

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji, sherr me Berishën: Përse ta luftojmë SHBA për faj të dikujt në PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme është tensionuar situata në Parlament, ku ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur me disa nga deputetët, përfshirë edhe ata të PD-së. Në fjalën e tij ai akuzoi Bashën dhe anëtarë të tjerë të PD se po ndihmojnë Ramën të shkatërrojnë sistemin e drejtësisë në vend. Ai madje iu ka kërkuar PD dhe PS që të ndërpresin diskutimet për vettingun dhe të hedhin në votim zgjatjen e afateve.

“Po flas për zërin e qytetarëve. 25% e qytetarëve u besojnë reformës në drejtësi. A e dini që reforma është një nga shkaqet e spastrimit? Ndërpritini diskutimet dhe hajde ta votojmë.  Historia nuk do t’ua falte kurrë”, tha ai.

Menjëherë pas Berishës në Foltore është ngjitur Ervin Salianji, i cili ka thënë ish-kryeministrit se është një nga fajtorët dhe përgjegjësit për reformën në drejtësi.  Sakaq, ai tha se zgjatja e vettingut është këshilluar edhe nga SHBA dhe demokratët nuk kanë pse të prishin marrëdhëniet me amerikanët për shkak të Berishës.

“Nëse ka dikush që të është përgjegjës për reformës në drejtësi, duhen gjetur tek ajo pjesë që e ka votuar me 140 vota. Ka zgjedhur gjysmat e komisionerëve te Vettingut. Sot aty janë për t’i dhënë se kjo i shërben Edi Ramës. Edi Ramës i shërben që ndërkombëtarët të mos kenë asnjë akses. Me çfarë ta luftojmë Edi Ramën? Përse ta luftojmë SHBA për faj të dikujt në PD? T’i themi të vërtetat si janë”, u shpreh Salianji. Berisha ka kërkuar sërish fjalën që të vazhdojë replikën me Salianjin, por nuk i është lejuar nga Nikolla.

 

Pjesë nga debati në Kuvend:

Sali Berisha: Kjo katastrofë do të paktën 20 vite për tu riparuar, marrëveshja e sotme… i dëgjoj kur flasin dhe mashtrojnë qytetarët, e dini ju zonjë se vetëm 24 % e shqiptarëve i besojnë sot Reformës në Drejtësi, pseudoreformën e George Soros dhe Edi Ramës. Ndërprisni më mirë diskutimet dhe kaloni direkt në votim.

Ervin Salianji: Po të kishim mundësi për ta ndërprerë procesin e votimit, edhe unë do të isha pro, nëse është dikush që përgjegjës për cdo centimetër që Rama kontrollon të reformës në drejtësi janë ata persona që e votuan Reformën, përfshirë edhe parafolësin. SHBA nuk duhet të ketë asnjë akses, as BE dhe as ambasada gjermane. Po me çfarë ta luftojmë ne Edi Ramën? Me mullinjtë e erës?

Sali Berisha: Dua ta sqaroj pak këtë zotërinë, po ne jemi për Vetingun, që ta dish ti, se ty të intereson gjysma e bravës, ka qenë marrëveshje që 7 ligjet do të kalonin me konsensus. PD sot është opozita e vërtetë shqiptare, jo ju që votoni, sot bëni sikur nuk jeni më.

Etiketa: berishaDEBATESalianji

Lajme të lidhura

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak
Breaking Views

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
Para
Dhuna dhe cenim i pronës private, banorët e “ 5 Majit” ngrenë padi në Prokurori

Dhuna dhe cenim i pronës private, banorët e “ 5 Majit” ngrenë padi në Prokurori

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të...

Lexo më shumë
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com