GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Ansambli ‘Tirana’ prezanton motivet e Dasmës së Shqipërisë së mesme

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ansambli ‘Tirana’ prezanton motivet e Dasmës së Shqipërisë së mesme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dasma e Shqipërisë së mesme me të gjitha ritet dhe motivet e saj, erdhi e performuar me mjeshtëri nga Ansambli Folklorik “Tirana”.

Premierën e saj ishte online në profilin e teatrit Metropol në Facebook dhe Youtube. Ky produksion i teatrit Metropol i titulluar “Dasmat Shqiptare” ka në qendër identifikimin dhe prezantimin e vlerave më të mira kombëtare nëpërmjet institucionit të dasmës, duke kombinuar me finesë dhe një qasje totalisht moderne vizuale, ritualet e dasmave shqiptare me këngë e valle tradicionale, të performuar nga Ansambli Folklorik “Tirana”.

Projekti “Dasma Shqiptare” ka bërë bashkë artistë të talentuar të Ansamblit Folklorik “Tirana” me studiues, regjisorë, aktorë, muzikantë popullorë, dizajnerë të kualifikuar, teknikë dhe kostumografë, për të sjellë një produkt përfundimtar sa më cilësor dhe autentik, duke evidentuar veçoritë, ngjashmëritë dhe nuancat e folklorit të dasmave shqiptare, duke përfshirë këngët, vallet, ritualet, kostumet, objektet dhe marrëdhëniet shoqërore në dasmat shqiptare.

Projekti “Dasma shqiptare” ku në qendër të tij është identifikimi i 3 riteve martesore të trevave kryesore të Shqipërisë, si “Dasma e Veriut”, “Dasma e Jugut” dhe “Dasma e Shqipërisë së mesme”, qëllimi ishte krijimi i tre shfaqjeve filmike në një album/film që dokumenton ritualet, traditat, kostumet dhe repertorin e këngëve dhe valleve të trevave të Shqipërisë së mesme, jugut dhe veriut.

Materiali, përveç shfaqjeve filmike në rrjetet sociale, RTSH dhe festivale, do të përshtatet dhe për shfaqje live të repertorit të Ansamblit Folklorik “Tirana”. Pas prezantimit me ritet dhe motivet e dasmës së Shqipërisë së mesme, në vijim në programin online do të vijnë dhe ritet e motivet e Shqipërisë së veriut dhe jugut.

Ansambli Folklorik “Tirana” është themeluar në vitin 1978. Ai vjen nga një traditë e gjatë e ansamblit popullor dhe është i përbërë nga një grupim artistësh, që interpretojnë drejtpërsëdrejti, të cilët mbajnë gjallë, ruajnë dhe kultivojnë muzikën popullore shqiptare. Edhe pse fokusi i tyre është Shqipëria e mesme, repertori kryesor i Ansamblit Folklorik “Tirana” është i pasur dhe përfshin te gjithë traditat muzikore të mbarë Shqipërisë. 

Etiketa: Ansambli Tirana

Lajme të lidhura

“Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime”/ Regjisorja Anila Varfi rrëfen mes lotëve humbjen e të vëllait
Art & Kulturë

“Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime”/ Regjisorja Anila Varfi rrëfen mes lotëve humbjen e të vëllait

22:59 - 19/07/26
Ndahet nga jeta aktori i njohur Todi Llupi, ikona e humorit dhe teatrit fierak
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur Todi Llupi, ikona e humorit dhe teatrit fierak

10:40 - 14/07/26
Koncerti i Kanye West, Qeveria thirrje pjesëmarrësve: Përdorni linjën e dedikuar për të shmangur trafikun
Art & Kulturë

Koncerti i Kanye West, Qeveria thirrje pjesëmarrësve: Përdorni linjën e dedikuar për të shmangur trafikun

17:26 - 09/07/26
Para
Kryeprokurori Çela: Goditja e krimit një nga objektivat tona për 2021-in

Kryeprokurori Çela: Goditja e krimit një nga objektivat tona për 2021-in

TË FUNDIT

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, duke sjellë një ashpërsim të masave për shkelësit. Ndryshimet kryesore...

Lexo më shumë
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com