GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Inceneratori i Tiranës, Tabaku përplaset me drejtuesin teknik: Ky është krim

14:07 - 11/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratori i Tiranës, Tabaku përplaset me drejtuesin teknik: Ky është krim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas diskutimeve në Komisionin Hetimor,  deputetja e PD Jorida Tabaku ka shkuar në terren të shoh gjendje  e inceneratorit të Fierit. Atje ajo është përballur dhe kanë kaluar në debate me përfaqësuesin e firmës.

E revoltuar Tabaku theksoi se aty nuk bëhet incenerimi, por ka vetëm landfill. Sipas saj, ashtu si në Fier edhe inceneratori i Tiranës nuk ekziston. Ndër të tjera, Tabaku e pyeti përfaqësuesin e firmës se ku ndodhen Klodian Zoto, Mërtiri dhe Stela Gugallja, ndërsa ky i fundit tha se nuk i njihte.

I pyetur se përse nuk bëhet incenerimi i mbetjeve, ndërkohë që pagesat bëhen prej vitesh, përgjegjësi teknik tha se impianti po ndërtohet dhe se janë brenda afateve të kontratës. Ndërsa, Tabaku vazhdonte të këmbëngulte se faktet flasin vetë, ndërsa çdo fjalë e thënë nga kompania është justifikim për të mbuluar shkeljet.

Jorida Tabaku kërkoi sqarim se pse ende nuk ka incenerim në këtë zonë kur janë derdhur 35 milionë euro, ndërsa drejtuesi teknik i përgigjet se janë brenda afateve të planit të ndërtimit.Tabaku e konsideroi kriminale këtë që po ndodh në Tiranë duke thënë se po përsëritet  situata si në Fier, teksa u kërkoi mediave të filmonin pamjet ku shihet se nuk ka një impiant funksional. Përfaqësuesi i firmës nga ana tjetër tha se nuk është competent të japë përgjigjie për planin e ndërtimit por që sipas tij procesi është i ligjshëm pasi është brenda afateve të përcaktuara.

 

Pjesë nga diskutimi:

Përfaqësuesi i firmës: Këtu ndodh çdo ditë menaxhimi i të gjitha mbetjeve. Ndodh çdo ditë që nga dita e parë firmosjes. Çdo mbetje e ardhur këtu është menaxhuar.

Jorida Tabaku: Kushtet thonë që në ditën që firmoset thuhet se është bërë pagesa e incenerimit, jo landfillit. Unë po interesohem për paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ku kanë shkuar 35 milione euro?

Përfaqësuesi i firmës: Është një tarifë që parashikon menaxhimin e mbetjeve. Kjo kontratë ka disa kushte. Shoqëria është brenda afati të ndërtimit, ka disa lote.

Jorida Tabaku: Po loti i ujërave të ndotura ka përfunduar?

Përfaqësuesi i firmës: Po ka përfunduar. Janë 4 lote të ndryshme.

Jorida Tabaku: Sipas kësaj kontate ju keni marrë parasysh bërjen e disa investimeve. Këto investime janë bërë në masën 30%.

Përfaqësuesi i firmës: Duhet të keni parasysh që investimi i kocnesionarit është aktivizuar nga data e zbardhjes së lejes së ndërtimit. Koncesionari ka nisur operimin nga data 1 janari 2018.

Jorida Tabaku: Nga data e fimosjes së kësaj kontrate ka filluar pagesa. Ministria e financave thotë që duhet të kishit bërë një investim 100% dhe thotë se është bërë 30%. Ku ndodhen Klodian Zotom, Mërtiri, Stela Gugallja?

Përfaqësuesi i firmës: Nuk e ka idenë për emrat që po përmendi.

Jorida Tabaku: Thashë erdhëm që erdhëm mos gjejmë ndonjë kriminel këtu brenda. Kam ardhur edhe herë tjetër. Me gjithë respektin për ju që punoni këtu kërkoj që të mos bëni barrierë për mbrojtjen e korrupsionit. Sot arritëm në konkluzionin që këtu nuk kryhet incenerim. Mund të ketë bojatisje, por procedura për të cilën kjo kontratë është kryer dhe 35 pagesat. Ajo që ndodhur në Fier që nuk ka incenerator po ndodh edhe në Tiranë. Ka një proces që ndodhte edhe më parë në landfill, por jo proces incenererimi.

Përfaqësuesi i firmës: Ne jemi duke ndërtuar projektin, jemi brenda afateve. Ndërtimi i impiantit është një proces që nuk ndodh brenda një dite.

 

Etiketa: DEBATEinceneratoreJorida TabakuKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Spanja rrit pagën minimale deri në 1 mijë euro

Spanja rrit pagën minimale deri në 1 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

15-vjeçari Erion Boba, nxënës i shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” në ish-kënetë të Durrësit u përcoll në banesën e fundit në...

Lexo më shumë
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com