GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Një çift si Rezi dhe Redi, dashuria që ka forcën të shndërrojë botën “bardhë e zi” në një botë “plot ngjyra”

12:24 - 14/02/22
në Show Biz
Kohë leximi: 6 min
A A
Një çift si Rezi dhe Redi, dashuria që ka forcën të shndërrojë botën “bardhë e zi” në një botë “plot ngjyra”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Të dua”, “Të dëshiroj”, “Fryma jote ma kthen jetën në oaz lumturie”… nëse dashuria do të përkufizohej vetëm me një fjali, me gjasë edhe ndjesia e të dashurit nuk do të mund të shpërfaqej siç duhet. Dashuria është melodia e shpirtit. Mes profanes e njerëzore, mes të mirës dhe të keqes, në kohë të gëzuara, në trishtim të thellë, në sfidat më të vështira, dashuria si me magji ka fuqinë të ndryshojë shumëçka e të lehtësojë çdo dhimbje.
Një zemër rreh dhe dashuron kur gjen të ngjashmen e saj. Dhe e gjithë kjo parantezë, duket sikur mishërohet më së miri në dashurinë plot gjallëri e ngjyra të Redon Xhyliut dhe Rezarta Kalemit.

Njohja dhe pasioni për fotografinë

Për herë të parë, Redi do të jepte përshtypjen e një djali me origjinë të huaj në sytë e Rezit, e cila e kishte parë disa herë në rrjete sociale përmes disa miqve të përbashkët, por ende nuk kishte komunikuar me të. Pas disa kohësh jeta i përballi së bashku në një takim të parë, i cili do të ishte pasues i shumë e shumë të tjerave. Pëlqimi i shprehur tashmë prej të dyve, ishte bërë i dukshëm, dhe kështu lindi një ndjenjë e veçantë, e cila do të forcohej dhe konsolidohej më shumë me kalimin e disa vështirësive.

Rezi na tregon një fragment nga pushimet e tyre të para si çift, ngjarje jo fort e këndshme, por që do të vërtetonte interesin që ata kishin për njëri-tjetrin.

“Në pak muaj lidhje, ne bëmë pushimet e para bashkë dhe një ditë pasi u kthyem në Tiranë, u rrëzuam nga biçikleta. Redi theu dorën, ndersa unë një dhëmb dhe u copëtova nga bërrylat. E theksova këtë mini aksident sepse aty filloi të bëhej më e fortë lidhja jonë, pasi Redi merret me fotografi dhe i duhej ndihmë. Unë lashë punët që kisha dhe filluam të punonim bashkë. Fotografia është gjithçka për Redin, dhe sakrifica që bëra për të, ia vlejti.”

Momente nga puna e Rezit dhe Redit

“Ne shpesh fotografojmë veten sepse na pëlqen shumë të kemi momente të bukura, por edhe të frymëzojmë çiftet e tjerë”- thotë Rezi.

E në këtë mënyrë, “fotografia” shërbeu jo vetëm si një element që do të forconte lidhjen e tyre dhe do t’i bënte të kalonin më shumë kohë së bashku, por mbi të gjitha në një pasion të përbashkët.

Fotoja e parë e Rezit dhe Redit në studio

Që nga momenti që ndodhi aksidenti me biçikletë, Rezi u bë krahu i djathtë i Redit, dhe që prej asaj kohe të dy punojnë bashkë me fotografi & video. Ky profesion i ka bërë të shijojnë momentet dhe kujtimet më të bukura, një ndër të cilët është edhe kjo foto e realizuar nga Redi, si një surprizë për Rezin.

“Rezi e ka marrë frikë biçikletën që prej aksidentit dhe nuk mendon të hipi më në të. Kjo është një biçikletë që e kam vizatuar me shkumës dhe kam improvizuar sikur ne të dy po bënim xhiro. 3 vite nga aksidenti, Rezi shijoi xhiron më të bukur me biçikletën imagjinare.”- tregon Redi.

Sfida që u kthye në forcë

Pak kohë pas njohjes, dashuria e tyre do të kalonte një sprovë të vështirë. E ndonjëherë këto sprova, pavarësisht vështirësive dhe mundimeve të shumta, shërbejnë më së miri për të testuar realisht sesa sa e fortë është dashuria. Dhe dashuria e tyre në fakt, rezultoi e tillë, e fortë dhe e pandashme.

Kanceri në gji do të “sulmonte” papritmas trupin e Rezit, në moshën 25- vjeçare. Që nga ekzaminimi i parë i sëmundjes, ndërhyrjet e para u bënë në Shqipëri.

Më vonë kurimi vazhdoi në Francë dhe situata u bë më e vështirë. Rezi tregon se gjatë kësaj periudhe shumë persona i qëndruan pranë, por mbështetja më e madhe për të ishte Redi.

“Redi gjatë 9 muajve e bënte vajtje-ardhje shpesh për shkak të punëve të përcaktuara që kishim. Mbështetja ka qenë shumë e madhe, erdhi dhe një pjesë e shoqërisë në Francë. Disa ditë përpara kimioterapisë sime të parë, qethën flokët shkurt bashkë me mua. Unë kisha guxuar edhe më heret me flokët shkurt, por këtë herë u rrëzuan nga kurimi. Kemi bërë edhe foto pa flokë, nuk e kisha si kompleks të rrija dhe dilja ashtu. Shume vajza dhe gra me shkruanin dhe më shihnin si një frymëzim. Vërtet ndihesha shumë e vlerësuar dhe çdo gjë që bëja, edhe e publikoja për t’i dhënë sadopak kurajo edhe atyre.”- rrëfen Rezi.

Dhe ashtu si çdo gjë që kalon nëse ke vullnet, dashuri, përkrahje dhe kurajo, ashtu si “pas vështirësisë vjen lehtësimi”, ashtu edhe Rezi arriti të mposhtë këtë të keqe, për të hapur një kapitull të ri e plot ngjyra, pas kësaj periudhe bardhë e zi.

Propozimi në Cappadocia

Një ndër momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre të dashurisë, padyshim ka qenë propozimi. Një udhëtim në Cappadocia, vendi ku Redi i propozoi Rezit, do të linte gjurmët më të bukura në memorjen e tyre, e do t’i bëmte të përjetonin emocionet më të forta.

“Në 10 vite si fotograf i çifteve në ditët e dasmave, nuk e mendoja që do kisha këtë emocion. Çdo dhëndri i jap kurajo dhe i tregoj se si të flasë në ato momente, por vetë u bllokova”- tregon Redi.

Foto nga propozimi

Pas kthimit nga Franca ku mbaroi kurimi, gjithçka ishte një fillim i ri. Të gjitha kujtimet që Rezi dhe Redi kishin shkrepur në fotografi, vendosën t’i ndanin edhe me të tjerët, duke shërbyer si frymëzim për këdo që i ndjek.

“Pa e kuptuar kishim filluar që pothuajse të gjitha fotot t’i kishim bashkë, dhe menduam që të kishim vetëm një faqe instagrami të përbashkët. Vendosëm emrin colorfulcouple_, çifti plot ngjyra, kuptimi i së cilës janë ngjyrat e jetës, kuptimit të saj, vështirësive dhe dashurisë. Jemi munduar që të ndalojmë momente të bukura nga kamera jonë dhe një pjesë të tyre t’i bëjmë publike në këtë faqe. Po bëhen gati 2 vite dhe mundi për të dhënë sadopak dashuri, ia vlejti, sepse çdo ditë marrim mesazhe falenderuese nga personat që na ndjekin”- shprehen ata.

Për pak kohë, Rezi dhe Redi kanë 5-vjetorin e dashurisë së tyre. Një kohë sa e shkurtër, por edhe e gjatë për ta, sepse kanë kaluar shumë sfida të vështira, por edhe shumë momente të bukura e plot emocione. E nëse sot i pyet për dashurinë, ata nuk mendojnë se ka një formulë për ta përcaktuar këtë ndjesi kaq të bukur.

“Dashuria për ne është mirëkuptim dhe respekt. Ne për çdo gjë flasim me njëri-tjetrin, çdo të mirë dhe të keqe ia themi pa droje njëri-tjetrit. Kemi dhe fatin që punojmë bashkë dhe shpesh herë na bëhet pyetje sesi nuk mezitemi qe jemi gjithmonë bashkë. Por nga ana tjetër, nëse je çift dhe mërzitesh duke kaluar më shumë kohë bashkë, atëhere pse duhet të jesh çift?”

Tek njëri-tjetri, duket se Rezi dhe Redi, kanë gjetur dashurinë që do të zgjasë përgjithmonë.

“Jeta është e gjatë por edhe e shkurtër, dashuria është një moment por edhe e përhershme. Ne kemi zgjedhur atë të përhershmen…”/Gijotina.com/

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
Kreu i Bashkisë së Pukës bën deklaratën e fortë: Ka kryetarë që hanë e pinë me trafikantët

Kreu i Bashkisë së Pukës bën deklaratën e fortë: Ka kryetarë që hanë e pinë me trafikantët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com