GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kanabizimi i vendit, PD: Gjenerali i “Gurdia di Finanza” u shpërblye me prona në Vlorë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kanabizimi i vendit, PD: Gjenerali i “Gurdia di Finanza” u shpërblye me prona në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-gjeneralit të Guardia di Finanza në Itali dhe lidhjet e tij me këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçin.

Deputeti Ervin Salianji u shpreh se arrestimi i Fabrizio Lisit po nxjerr fijet që lidhin Ramën me operacionin kriminal të kanabizimit të Shqipërisë. Sipas Salianjit investigimet e medias italiane dhe shqiptare, tregojnë lidhjet e mikut italian të Ramës dhe njeriut më të afërt të tij, Ëngjëll Agaçit.

“Investigimet e medias italiane dhe shqiptare, tregojnë se miku italian i Ramës dhe njeriut të tij të më të afërt, Ëngjëll Agaçit, është personi që në kulmin e kanabizimit servirte raporte për asgjesimin e 99 përqind të drogës në Shqipëri. Raporte të cilat më pas trumbetoheshin nga qeveria si suksese duke mashtruar për qëllime kriminale shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Arrestimi i Fabrizio Lisit dhe dalja në pah e lidhjeve të tij me njeriun më të afërt të Ramës, është prova se kthimi i vendit tonë në një Kolumbi, është bërë nga ata që kanë pushtetin politik, qeverisës dhe ekonomik, kriminal dhe që janë të zotë të korruptojnë e të fusin në thes edhe drejtues të lartë të Guardia di Financa-s italiane. Çuarja para drejtësisë e njeriut që nën gradat e gjeneralit, ishte vënë nën shërbim të mafias së Kanabisit në Shqipëri, duhet të jetë pikënisja e një operacioni hetimi që do të çojë tek Edi Rama. Investigimi i mediave ka nxjerrë në pah se gjenerali Fabrizio Lisi ishte mik i ngushtë me një avokat shqiptar që quhej Ëngjëll Agaçi”, tha Salianji.

Ndër të tjera, deputeti demokrat shkruan se si shpërblim, atij i janë dhuruar disa toka në Vlorë, për të cilat kanë shkruar dhe televizionet italiane.

“Televizioni italian “RAI 3” publikoi një seri kronikash mbi trafikun e drogës nga Shqipëria. Në njërën prej tyre, flitej pikërisht për gjeneralin italian të Guardia Di Finanza, Fabrizio Lisi, i cili pas daljes në pension, drejtonte një shoqate kulturore italiane. Shoqatës i ishin dhuruar mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës. Sipas gazetarit të “RAI 3”, Valerio Kataldi prona në Vlorë i ishte dhuruar nga një person i hetuar në Itali për lidhjet mes Sacra Corona Unita dhe investimet e saj në Shqipëri. Lidhjet e Agacit me gjeneralin e korruptuar italian, tashmë i arrestuar, janë provë se vetëm një njeri me pushtet absolut pranë Edi Ramës, mund të ndërmerrte një operacion të tillë dhe se Saimir Tahiri, ministri i dënuar për bashkëpunim me bandën e Habilajve, ishte vetëm zbatuesi i këtij operacioni”, shtoi ndër të tjera.

Gjithashtu, Salianji i bëri thirrje SPAK që të çojë para drejtësisë përgjegjësit e vërtetë të kanabizimit të Shqipërisë.

Etiketa: Kryesore1PDSalianji

Lajme të lidhura

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”
Breaking Views

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

22:41 - 14/05/26
PD çon në gjykatë KQZ-në për votën në burgje, nis beteja në Kolegj Zgjedhor
Breaking Views

PD çon në gjykatë KQZ-në për votën në burgje, nis beteja në Kolegj Zgjedhor

20:19 - 14/05/26
Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari kërkon nga Gjykata të pezullojë zgjedhjet për kreun e PD
Breaking Views

Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari kërkon nga Gjykata të pezullojë zgjedhjet për kreun e PD

19:20 - 14/05/26
Para
Liverpool apo Inter? Benitez tregon shanset për kualifikim

Liverpool apo Inter? Benitez tregon shanset për kualifikim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh
Breaking Views

Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh

23:29 - 14/05/26

Projekti 2 miliard dollarësh “Durrës Yachts & Marina" i investitorit me famë botërore Muhammed El Alabbar vijon prej 2 vitesh...

Lexo më shumë
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

22:41 - 14/05/26
Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

22:20 - 14/05/26
Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

21:19 - 14/05/26
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

21:02 - 14/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com