GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA zhvendos ambasadën në Lviv/ Presidenti i Ukrainës, thirrje politikanëve: Kthehuni në vend!

21:14 - 14/02/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA zhvendos ambasadën në Lviv/ Presidenti i Ukrainës, thirrje politikanëve: Kthehuni në vend!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara po zhvendosin operacionet e ambasadës së tyre në Ukrainë nga kryeqyteti Kiev në qytetin perëndimor të Lvivit, tha të hënën Sekretari i Shtetit Antony Blinken, duke përmendur “përshpejtimin dramatik në grumbullimin e forcave ruse”.

Lëvizja vjen pasi zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë se Moska mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës, përfshirë Kievin, çdo ditë, pasi grumbulloi më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit lindor të ish-republikës sovjetike dhe më shumë forca në Bjellorusi në veri.

Sekretari Blinken tha në një deklaratë se vendimi ishte marrë për shkak të shqetësimit për sigurinë e stafit të ambasadës. Shumica e stafit të ambasadës tashmë është urdhëruar të largohet nga Ukraina dhe gjithashtu qytetarët amerikanë janë këshilluar të largohen nga vendi.

“Ekipi im dhe unë vazhdimisht shqyrtojmë situatën e sigurisë për të përcaktuar se kur maturia dikton një ndryshim në sjellje,” tha Blinken, duke shtuar se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë për një zgjidhje diplomatike të tensioneve.

Operacionet e ambasadës po zhvendosen përkohësisht në Lviv — afërsisht 80 kilometra nga kufiri perëndimor i Ukrainës me Poloninë — por ambasada do të mbetej e angazhuar me qeverinë ukrainase në Kiev, tha sekreari Blinken.

PRESIDENTI UKRAINAS, THIRRJE POLITIKANËVE TË KTHEHEN NË VEND

Presidenti Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje të hënën zyrtarëve shtetërorë, politikanëve dhe liderëve të biznesit që janë larguar së fundi nga vendi të kthehen në Ukrainë brenda 24 orëve për të treguar unitet me kombin mes frikës së një pushtimi të afërt rus.

“Është detyra juaj e drejtpërdrejtë në një situatë të tillë të jeni me ne, me popullin ukrainas. Unë sugjeroj që të ktheheni në atdheun tuaj brenda 24 orëve dhe të qëndroni krah për krah me ushtrinë ukrainase, diplomacinë tonë dhe popullin tonë” thuhet në një fjalim të Zelenskit të regjistruar në video.

Mediat ukrainase raportuan se disa ligjvënës dhe biznesmenë të shquar ishin larguar nga vendi fundjavën e kaluar pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet e tjera perëndimore këshilluan qytetarët e tyre të largoheshin urgjentisht nga Ukraina.

“Kthehuni te populli juaj dhe te vendi juaj, i cili ishte burimi i biznesit dhe pasurive tuaja,” tha zoti Zelenskiy.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar që nga e premtja se një sulm mund të ndodhë çdo ditë.

“Na është thënë se 16 shkurti do të jetë dita e sulmit, por ne do ta bëjmë atë ditë uniteti”, tha presidenti Zelenskiy. /VOA/

 

Etiketa: aMBASADAkthehuniLvivpolitikanetPresidentiSHBAthirrjeUkrainevend

Lajme të lidhura

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj
Botë

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj

15:12 - 02/02/26
Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)
Aktualitet

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)

11:27 - 02/02/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Alesia mungon në studion e “Për’puthen sot, Albi preket dhe reagon keq

Alesia mungon në studion e “Për’puthen sot, Albi preket dhe reagon keq

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja...

Lexo më shumë
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com