GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë kapet me 50 kg drogë, ja çfarë thotë ish-shefi i tij Bajram Hasani

19:18 - 16/02/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë kapet me 50 kg drogë, ja çfarë thotë ish-shefi i tij Bajram Hasani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka folur për arrestimin e ish-sekretarit të kësaj ministrie, Burim Rrecit. Në një intervistë për mediat, Hasani ka thënë se Rrecin e ka shkarkuar si pasojë e ankesave të ndryshme. Pas këtij shkarkimi, ai tha se është pezulluar nga ministria me vendim të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Kemi pasur ankesa të drejtpërdrejta të palëve, por Fatmir bën sikur s’ka pasur informatë dhe nuk jam i përfshirë në këtë punë. Kur e shkarkova më tha jo e kam mik shtëpie dhe nuk ta fali” – ka thënë ai.

Rreci ka pasur disa hyrje-dalje në këtë funksion. Ai u emërua në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të MTI-së në vitin 2018, kur në qeveri ishte Ramush Haradinaj. Ky emërim ishte kundërshtuar nga disa organizata të shoqërisë civile, por edhe nga Ambasada Britanike, pasi nuk i kishte plotësuar kushtet për këtë pozitë.

Ndërkohë, Rreci ishte proceduar nga MTI-ja edhe më 29 gusht të vitit 2018 nga ministri i atëhershëm i MTI-së, Bajram Hasani. Një javë pas këtij vendimi, kryeministri i atëhershëm Haradinaj e kishte liruar Hasanin nga detyra me arsyetimin se një gjë të tillë e ka kërkuar Nisma. Një javë pas shkarkimit të ministrit Hasanit, Rreci ishte rikthyer në pozicionin që kishte më parë. Në arsyetim të vendimit për rikthim në punë të Rrecit, thuhej se ka pasur shkelje materiale dhe procedurale në vendimin për pezullim.

Ndërkaq, më 11 nëntor të vitit 2019, Burim Rraci sërish bëhet lajm pas një incidenti që kishte ndodhur në ministrinë ku ai ishte i angazhuar. Sipas informacioneve, Rreci ishte sulmuar në zyrën e tij fizikisht nga Arian Krasniqi, djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate. Pas këtij incidenti, Krasniqi ishte proceduar nga puna.

Ndërsa, Rraci kishte qëndruar në pozicionin e Sekretarit të MTI-së deri në shkurtin e 2020-ës, kur Qeveria “Kurti” e kishte vënë atë në listë rezervë, bashkë me disa sekretarë tjerë. Mirëpo, ky vendim i qeverisë “Kurti” u anulua me ardhjen e qeverisë “Hoti”. Në muajin qershor, në mbledhjen e rregullt të qeverisë së Kosovës, me propozim të ministrit të MTI-së, Vesel Krasniqi, u kërkua rikthimi në detyrë i Rrecit.

“Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i caktuar me vendimin e qeverisë numër 1/26 të datës 29.01.2018, duhet të kthehet dhe të vazhdojë punën brenda mandatit ligjor brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, kishte thënë ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi më 22 qershor të atij viti.

Ndërkohë, mediat malazeze “Vijesti” ka raportuar dje se ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci, është arrestuar në pikën kufitare Debeli Brijeg, pasi në makinën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë. Sipas informacioneve, Rreci është arrestuar herët në mëngjes të martën, në terminalin e daljes.

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si lëndë narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. BR është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të paautorizuar. Prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim.

 

Etiketa: Bajram HasanidrogeMinistria e Tregtisesekretarishefi

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
“Do ju djeg me benzinë”/ Plagosi pengun dhe grabiti karburantin, prangoset 45-vjeçari (Video)

“Do ju djeg me benzinë”/ Plagosi pengun dhe grabiti karburantin, prangoset 45-vjeçari (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com