GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

OSSH jep 1 mln $ për matësa/ Tenderi denoncohet në KPP për vlerën e lartë

20:15 - 16/02/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
OSSH jep 1 mln $ për matësa/ Tenderi denoncohet në KPP për vlerën e lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë është institucioni që ka abuzuar me tenderët dhe ka shpenzuar pa kriter paratë që duhet të shkonin për investime. Përmes një ankesë të dorëzuar pranë KPP, kompania “PE – VLA – KU” ka denoncuar shkeljet që ka bërë OSSH në tenderin prej 1 milionë dollarësh. Në dokumentin e publikuar, evidentohet se bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje matësa elektronike njëfazor” me fond limit rreth 1.078.792.00 lekë.

Kompania në fjalë ka renditur një sërë shkelje në ankesën dërguar Komisionit të Prokurimit Publik. Por le t’ia fillojmë në nga skema e thurur në mënyrë që tenderin ta fitonte kompania e pikasur nga vetë OSSH dhe jo operatori që e meritonte.  Konkretisht, në ankesë thuhet se në dokumentin e tenderit ishin vendosur kritere, të cilat ligji i përjashton për shkak se cenojnë konkurrencën, por OSSH i kishte renditur si primare. “Është në shkelje flagrante të ligjit vendosja e kritereve të kota ( luksi) me qëllim që tenderin ta fitojë kompania e paravendosur. Madje, pjesa më e madhe e kritereve janë vendosur në mënyrë të panevojshme dhe që nuk ndikojnë në funksionimin e matësit”, thuhet në ankesë.

Ankimuesi thotë se një nga kriteret që ai e konsideron qesharak, është që kërkon  matës smart për leximin në distancë dhe jo për matës të thjeshtë, kur në fakt çmimi nuk përputhet.  Pika tjetër është kërkesa që matësi të përmbajë tre ndërfaqe komunikimi, ku sipas ankimuesit nuk është i nevojshëm, pasi nuk ndikon në cilësinë e  matësit.  Këto 2 kriteret dhe shumë të tjera, kanë përjashtuar mënyrë të padrejtë kompanitë e tjera nga gara, duke lënë si opsion vetëm kompaninë që iu fal tenderi në fjalë.

Abuzim me fondin

Ndër të tjera ankimuesi shprehet se OSSH ka abuzuat edhe me fondin limit. Së pari ai pretendon se për këtë lloj shërbimi mjaftojnë më pak se 1 milionë dollarë. Ndërsa shkelja tjetër është që u shpall fituese kompania e cila kishte paraqitur ofertën më të lartë, gati sa 98% e fondit limit. Prandaj në përfundimi, kompania  “PE – VLA – KU” kërkon që të rishikohet vendosja e kritereve në dokumentacion dhe gjithashtu të rishikohet vendosja e fondit limit. E.H/ Gijotina.com/

 

 

 

 

Etiketa: ankesaKPPkryesore2OSSHTirane

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Kënga e saj “tërboi” serbët, këngëtarja e njohur flet për sulmet nga mediat serbe

Kënga e saj “tërboi” serbët, këngëtarja e njohur flet për sulmet nga mediat serbe

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com