GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Veliaj kërcënon gjykatat, më pas “Gjykata” e Fanes prodhon vendimin!

në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e futbollit dhe makthi i Veliajt!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër shpifje ka mbërritur së fundmi në lidhje me gjoja bllokimin e procesit zgjedhor deri në shqyrtimin e plotë të padive nga gjykata. Tërbimi i Veliajt nuk ka fre. Por, bashkë me të, edhe pjesa oralo-mediatike prodhon një tjetër interpretim, këtë radhë më shumë mediatik dhe aspak ligjor për bllokim të procesit.

Veliaj kishte ditë që e parashikonte që nuk ka zgjedhje në 2 mars, në një kohë që pas dhe poshtë kësaj linte të nënkuptonte pikërisht një aferë të tillë me gjyqësorin, ku mesa duket, mbështetur edhe nga difuzioni i asaj pjese të medias që kërkon të instalohet në FSHF, e përcjell në publik si betejë të dytë të fituar.

Vetë kryebashkiaku ka zënë qoshen e tij dhe tashmë pret që të flasë, teksa në anën tjetër, pikërisht sot në ditën e dorëzimit të raportit nga komisioni i UEFA-s, tek Kryeministri, Gjykata e vendit shprehet. Situata tashmë është kapur nga sistemi i drejtësisë, kryesisht dhe vetëm nga disa prej atyre fakir-gjyqtarëve që nuk kanë kaluar ende sitën e vettingut, dhe që tashmë i duhet të përballen me ofertën e inceneratorit të Tiranës: O Dukën, o karrierën tuaj!

Gjykata sipas Irfanit e Carlos qenka shprehur në një kohë që nuk ka ende një vendim zyrtar korrekt dhe të drejtpërdrejtë të dalë për mënyrën e argumentimit të asaj që oralo-media e Veliajt ka prodhuar para pak çastesh. Lali ka nisur të spërkasë me helmin e tij të tërbimit dhe të urrejtjes çdokënd që e kundërshton.

Tashmë, tenton dhe beson se ka fituar një tjetër betejë, edhe pse më shumë zë e peshë merr raporti, sesa ky raportim mediatik që i dalë nga zyrat e Plarentit të Rilindjes ka bërë që prishja për betejën e dytë të ketë nisur. Duka e Shulku s’mund të veprojnë deri kur të flasë Gjykata, kështu thotë Gjykata e Fanes, apo toga e Carlos, në lidhje me vendimin e fundit.

FSHF realisht tashmë është në një mënyrë apo tjetër në darën e shtetit për të parë se çfarë mekanizmash kanë ngelur për të goditur deri në fund vullnetin. E megjithatë, risku tashmë është në prag. Qeveria e futbollit pret të lexojë raportin, më pas, po në mediat e Fanes e të Carlitos, me titra nuk do të jetë aspak çudi nëse penaliteti i rëndë do të kaplojë. E megjithatë, zbardhja e vendimit të gjyqësorit siç shprehet Fanja do të merrte më shumë zë e peshë nëse do të ishte publik, realisht për atë vendim të arsyetuar që mund të ketë dhënë gjykata.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

13:45 - 05/09/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
Para

Inceneratorët, Komisioni vërteton përfshirjen e Ahmetajt dhe Agaçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...

Lexo më shumë
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com