GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nga kanë të ndalur, çmimet e bulmetit do të rriten përsëri nga 1 marsi

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga kanë të ndalur, çmimet e bulmetit do të rriten përsëri nga 1 marsi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 1 marsi do të rriten sërish çmimet e produkteve të bulmetit. Shtrenjtimi do të ndikohet nga shtimi i kostos për të çmimeve më të larta të naftës, energjisë, plastikës dhe heqjes të skemës të TVSH-së të kreditueshme 6% që nisi zbatimin nga 1 janari 2022.

Për shkak të rritjes së kostos nga këto faktorë, përfaqësuesi i kompanisë “Lufra”, Luis Ndreka tha për Monitor se tashmë kompania ka lajmëruar që nga 1 Marsi çmimet do të rriten 10%.

“Ne kemi bërë një lajmërim në fillim të muajit Shkurt që do të rrisim çmimet në fillimin e muajit Mars, sepse kemi kontrata të cilat duhet t’i respektojmë. Çmimet do të rriten me rreth 10%, sepse kostot janë rritur shumë. Çmimi për lëndën e parë është rritur mjaft, duke rritur koston e qumështit të prodhuar nga fermerët. Po ashtu janë rritur shumë kostot e lëndëve plastike në tregun botëror, çka është reflektuar në Shqipëri. Po ashtu çmimi i energjisë elektrike po ndikon direkt te kostot, pasi në industrinë tonë kërkohet përdorim i lartë i energjisë elektrike. Po ashtu edhe çmimi i naftës na ka ndikuar shumë”.

Aktualisht përpunuesit po përballen me mungesë në gjetjen e qumështit të prodhuar nga fermerët e vegjël. Oferta në treg për qumësht është më e ulët sesa kërkesa për produkte bulmeti, çka po sjell që përpunuesit të përballen çdo ditë me presionin e fermerëve për rritje të çmimit.

Sajmir Begaj përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni” pohoi për Monitor se heqja e skemës të TVSH-së të kreditueshme pamundëson financiarisht përpunuesit për të grumbulluar qumësht me çmim më të shtrenjtë.

“Çmimi i qumështit nga fermerët për këtë vit është rritur rreth 10% më shumë se vjet. Pavarësisht rritjes të tij në presion të përditshëm nga fermerët për rritje të çmimit të qumështit, pasi edhe ata kanë shtim të kostove nga lëndët e para. Aktualisht po furnizohemi nga fermerët me qumësht 50 cent për litër, kur në Itali çmimi i qumështit nga fermat shitet me çmim 30 deri 40 cent për litër. Faji nuk është te përpunuesit e qumështit. Shteti pasi hoqi TVSH-në e kreditueshme 6% duhet të jepte subvencione direkte për fermerët. Kjo është një kërkese e vazhdueshme e industrisë. Ne kemi kërkuar pagesa direkte për fermerin 10 lekë/litër. Nëse nuk është mundësia për zbatimin e subvencionit për litra qumësht të prodhuar, fermerit pavarësisht numrit të bagëtive, 6% të TVSH-së të rimbursueshme që u hoq nga 1 janari 2022”.

Sipas z. Begaj prodhimi i qumështit ka krijuar rënie te fermerët e vegjël. “Shumë fermerë të vegjël që rrisin 1 apo 2 lopë po largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg. Çmimi i qumështit për këtë vit është rritur rreth 10% më shumë se vjet”.

Për shkak të rritjes të çmimit të plastikës dhe inputeve të lëndëve bujqësore kompania “Erzeni” vjet nga 1 Korriku rriti 5% çmimet e produkteve të bulmetit. Më pas nga ndryshimet e çmimit të energjisë nga 9 lekë/kW në 33 lekë/kW e furnizuar në tregun e lirë dhe shtrenjtimit të çmimit të karburantit nga 1 janari 2022 u aplikuan sërish në treg rritje 5% të çmimeve.

Përpunuesit e qumështit pohojnë se rritja e mëtejshme e çmimeve do të penalizonte industrinë vendase, pasi në treg do të shiteshin më tepër produkte importi me çmim më të lirë. Për të kompensuar rritjen e lartë të kostove të riprodhimit kompanitë kërkojnë rishikimin e skemës të TVSH-së të kreditueshme. /MONITOR

 

Etiketa: BULMETCmime

Lajme të lidhura

Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike
Aktualitet

Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike

09:09 - 27/08/26
60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26
Para
Parashikimi i BB: Fiskalizimi mund të rrisë barrën administrative të punës dhe kostot

Parashikimi i BB: Fiskalizimi mund të rrisë barrën administrative të punës dhe kostot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arkitektja rendit problematikat e Tiranës: Na e shitën betonin si kënd lojërash
Aktualitet

Arkitektja rendit problematikat e Tiranës: Na e shitën betonin si kënd lojërash

20:34 - 27/08/26

Arkitektja Dorjana Musai, e pranishme në protestën e 89-të qytetare para Kryeministrisë, ka folur për problematikat me të cilat përballet...

Lexo më shumë
Vazhdon ‘lufta’ UEFA-FIFA, deklaratë zyrtare e qeverisë europiane të futbollit

Vazhdon ‘lufta’ UEFA-FIFA, deklaratë zyrtare e qeverisë europiane të futbollit

20:30 - 27/08/26
I moshuari, mesazh të fortë nga protesta: Do ngurtësohemi këtu, nuk na ndalon njeri!

I moshuari, mesazh të fortë nga protesta: Do ngurtësohemi këtu, nuk na ndalon njeri!

20:22 - 27/08/26
Pankartat ironike nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!

Pankartat ironike nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!

20:08 - 27/08/26

KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

19:29 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com