GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Rusia është gati të sulmojë Ukrainën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Rusia është gati të sulmojë Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha më 19 shkurt se ushtria ruse është “e gatshme ta sulmojë” Ukrainën, edhe pse ai tha se shpreson që presidenti rus, Vladimir Putin, do të tërhiqet nga nisja e luftës. Austin u zotua se Uashingtoni do të qëndronte me aleatët e Baltikut. Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në Lituani, teksa frika është rritur se Rusia do ta pushojë Ukrainën.

 

Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën.

“Unë dua që të gjithë në Lituania, Estoni dhe Letoni ta dinë – dua që edhe presidenti Putin në Kremlin ta dijë – se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë aleatëve tanë”, tha Austin gjatë një konference për media në Vilnius, pas takimeve me liderët e Lituanisë.

Në konferencën me Austin, ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, tha se grumbullimi i trupave ruse përreth Ukrainës ishte “një kërcënim i drejtpërdrejt ushtarak ndaj Ukrainës, por po ashtu përbën kërcënim për gjithë rajonin”.

“Beteja për Ukrainën është betejë për Evropën. Nëse ai nuk ndalohet aty, ai do të shkojë më tutje”, tha Landsbergis, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.

Austin tha se pajtohet me presidentin amerikan, Joe Biden, se Putin “ka marrë vendimin” që ta pushojë Ukrainën. “Ka forca të konsiderueshme që janë dislokuar, dhe ato forca tani kanë filluar t’i afrohen kufirit, gjë që lehtëson lëvizjen e tyre të ardhshme”, tha ai.

Rusia ka vendosur mbi 150,000 trupa në kufijtë e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s thonë se Rusia po vazhdon të grumbullojë trupa, pavarësisht pretendimeve të Rusisë se ka filluar të tërheqë trupat e saj nga kufiri. /REL

Etiketa: RusiSekretari Amerikan i MbrOJTJESUKRAINEM

Lajme të lidhura

Fjala e kryeministrit izraelit Netanyahu pritet me protesta, pjesëmarrësit boshatisin sallën e OKB-së
Botë

Fjala e kryeministrit izraelit Netanyahu pritet me protesta, pjesëmarrësit boshatisin sallën e OKB-së

09:14 - 25/09/26
Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës! Shembet ndërtesa, tre persona të plagosur
Botë

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës! Shembet ndërtesa, tre persona të plagosur

09:04 - 25/09/26
Ndaloi disa media të hynin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata hedh poshtë urdhërin e Trump
Botë

Ndaloi disa media të hynin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata hedh poshtë urdhërin e Trump

15:08 - 24/09/26
Para
“Do rrëzonte komunizmin”/ Publikohet libri “Një shqiptar në CIA”

“Do rrëzonte komunizmin”/ Publikohet libri “Një shqiptar në CIA”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’
Sport

Liga e Kombeve/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’

22:44 - 25/09/26

Belgjika ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Italisë, duke triumfuar me rezultatin 0-2 në ndeshjen e parë të Nations...

Lexo më shumë
Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë

Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë

22:25 - 25/09/26
Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

21:56 - 25/09/26
Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

21:44 - 25/09/26
Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

21:40 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com