GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Qelbet era vjedhje”! Basha: 17 akte zyrtare brenda një dite, u dhanë 23 mln euro

13:01 - 20/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qelbet era vjedhje”! Basha: 17 akte zyrtare brenda një dite, u dhanë 23 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar sërish skandalin e inceneratorëve dhe gjetjet e Komisionit Hetimor ku ngriti pyetjen se nëse kishte mundësi të mos e dinte kryeministri Edi Rama për dhënien e 23 mln eurove me 17 akte brenda një dite.

Në një konferencë për mediat, Basha deklaroi se gjatë javës së kaluar në komisionin hetimor për inceneratorët janë dhënë dëshmi tronditëse, ndërsa shtoi se ata janë zyrtarë të detyruar të firmosin dhe për këtë arsye belbëzojnë ne lot në sy.

“Të dashur shqiptarë që na ndiqni, ku dëgjoni këto fakte çfarë ere ju vjen, çfarë ere qelbet. Për një copë letër ju sjellin vërdallë me ditëm, me javë, me muaj ndërsa këta për një ditë kalojnë 17 akte zyrtare, një personi që nuk ka asgjë. E shpallin fitues ditën që ka bërë ofertën dhe i japin 23 mln euro paratë tuaja. Çfarë ere vjen kjo. Kjo vjen era vjedhje, vjedhje e pastër. Duket sikur e nderon kur i thua korrupsion.
Pyetja e dytë që kam…se të gjitha këto kanë dalë me dëshmi, doli drejtoresha e prokurimeve publike tha unë s’kam asnjë dokument për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë si është prokuruar, me firmë të kujt, kush ka firmosur? Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë. A ka mundësi në këtë Shqipëri, me këtë njeri që kemi të ulur në karrigen e kryeministrit që të bëhen 17 akte në ditë, të ketë mendime kundër nga institucionet kryesore që e kanë parë që është në shkelje të ligjit, që agjencia e prokurimeve publike mos të dijë asgjë, që sekretari i përgjithshëm të firmosë diçka që rezulton në 23 mln euro pagesa nga shteti, pa e ditur Edi Rama? Po kjo a ka mundësi? Si jua pret mendja, bashkëqytetarët e mi të dashur nga Saranda në Malësi të Madhe, nga Kepi i Rodonit tek dogana e Bilishtit, në të katër anët e vendit, si ua pret mendja? A ka mundësi të ndodhë pa e ditur Edi Rama?”, deklaroi Basha

Sipas kreu të demokratëve ky komision ka faktuar denoncimet e PD. Siç thotë ai, askush nuk ka ngjyer gishtin pas shpinës së kryeministrit sepse nuk është bërë asgjë pas shpinës së tij.

Etiketa: BASHAKryesore1PD

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Basha “plas bombën”: Tre deputetë të PS në komision, të përfshirë tek inceneratorët

Basha “plas bombën”: Tre deputetë të PS në komision, të përfshirë tek inceneratorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com