GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bie në “rrjetën” e SPAK “Reqi i Korçës”/ Dyshohet se korruptonte persona të drejtësisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bie në “rrjetën” e SPAK “Reqi i Korçës”/ Dyshohet se korruptonte persona të drejtësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme është kapur nga policia Elton Goskova, ose siç thirret ndryshe “Reqi i Korçës”. Sipas të dhënave, urdhri për arrestimin e njeriut të përfolur për disa ngjarje në Korçë, është dhënë nga SPAK. Prej kohësh, SPAK ka qenë në ndjekje të një çështje penale, që lidhet me një bashkëpuntor drejtësie, i cili prej më shumë se 1 viti po bashkëpunon me SPAK, për vrasjen e tre personave.

Pikërisht në këtë dosje hetimore ka dalë dhe Elton Goskova ose “Reqi i Korçës”, i cili dyshohet se u ka marrë përsipër disa prej familjarëve të personave të arrestuar, se do ndikonte tek familja e bashkëpuntorit të drejtësisë, me qëllim që ai të manipulohej dhe të tërhiqej nga dëshmia e tij, dhënë kundër personave të arrestuar.

Në dijeni të këtij plani janë vënë dhe prokurorët e posaçëm, të cilët vendosën që të mbajnë në monitorim, Elton Goskovën, duke çuar deri në momentin e arrestimit të tij.

Vetë SPAK që ka drejtuar këtë operacion, gjatë ditës së sotme ka qëndruar shumë i mbyllur për këtë çështje, duke konfirmuar vetëm arrestimin e Elton Goskovës dhe nuk ka dashur të flasë më tej se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Sigurisht zyrtyarët e SPAK, thanë se në ditët në vijim do ketë një komunikim për median lidhur me këtë çështje, pasi operacioni është në vijim e sipër, dhe s’mund të nxitoheshin dhe jepnin detaje pa u përmbyllur faza e ekzekutimit të vendimit penal të arrestimeve.

Sakaq, bëhet me dije se operacioni për arrestimin e “Reqit të Korçës” është në vijim e sipër dhe lidhet me aktivitetin e këtij personi për të korruptuar dhe manipuluar, dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar kundër Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishit, Viktor Imerit, Indrit Taullaut dhe Indrit Rusi, si autorë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salit, ngjarje këto të ndodhura në muajin shkurt 2005.

Elton Goskova, është proceduar disa herë nga prokuroria e Korçës, për vepra të ndryshme penale. Tashmë “Reqi i Korçës”, është arrestuar me urdhër të SPAK, dhe pritet që në ditët në vijim të dali para gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës. Ndërsa ky operacion është në vijim e sipër.

Etiketa: arrest.hetimekorrupsionSpak

Lajme të lidhura

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur
Aktualitet

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Para
Festa në pandemi, Anglia merr vendimin e rëndësishëm

Anglia i kthehet normalitetit/ Johnson: Nga e hëna hiqen të gjitha masat anti-covid

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur
Aktualitet

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Sarandë–Ksamil, ku janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes, një...

Lexo më shumë
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
I kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge, arrestohet në Shqipëri 40-vjeçari

I kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge, arrestohet në Shqipëri 40-vjeçari

14:34 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com