GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rama duhet të largohet”, Basha: Provohet se është koka e aferës së inceneratorëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama duhet të largohet”, Basha: Provohet se është koka e aferës së inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se pa largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti s’mund të ketë sukses hetimi i aferës së inceneratorëve. Gjatë takimit me demokratët e Kamzës, Basha vuri në dukje se me atë çfarë ka ndodhur kreu i qeverisë po provon se ai është koka e kësaj afere dhe se po mbron ata që kanë rënë në rrjetën e hetimit parlamentar.

“Pa largimin e këtij kryeministri, nuk mund të ketë sukses hetimi, nuk mund të shkojë deri në fund, nuk mund të shkojë deri aty ku duhet të shkojë. Pse? Sepse të gjitha provat faktojnë, që ky jo vetëm po e pengon hetimin, për të mbrojtur ata që tanimë kanë rënë në rrjetën e hetimit parlamentar të partisë demokratike. Por ky vetë po provohet si koka e aferës” – u shpreh Basha.

Basha gjithashtu tha se për inceneratorin janë dhënë miliona lekë për reklama në media. Sipas tij, reklama ishte mjet për t’i mbyllur gojën medias, dhe jo vetëm kaq, por edhe për të censuruar opozitën.

“Sa sulme kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë përditë, kundër nesh, kundër partisë demokratike, kundër demokratëve, kundër drejtuesve tanë, kundër përfaqësuesve dhe drejtuesve tanë në atë komision? Kujtdo që ka hapur gojën kundër kësaj afere! Këto 6 vite, e mbani mend apo jo? Kanë qenë 6 vite të mbushura me ngjarje. Sa para kanë paguar! Po iu dalin tani sa para kanë paguar! Sa para kanë paguar me konto, pa lëre cesh-in, për mediat. E kam thënë edhe një herë tjetër. Ç ‘punë ka një djegës plehrash të bëjë reklamë?! Njësoj sikur një banjo publike të bëjë reklamë. Ç ‘punë ka të bëjë reklamë?! Reklama ishte mjet për ti mbyllur gojën medias, dhe jo vetëm kaq, por edhe për të censuruar opozitën. Gjithë këto sulme që kemi mbajtur në raport me inceneratorët, në raport me kanalizimin dhe kriminalizmin e Policisë së Shtetit, të shtetit, të Shqipërisë. Të gjitha këto po provohen kauza të drejta, jo për hirin tonë, jo për të mirën tonë, sepse përkundrazi gjithsecili prej nesh këtu ka paguar një faturë kush më të lartë e kush më të ulët, për një kauzë shumë më të madhe, për kauzat e shqiptarëve. Sepse kjo është detyra jonë. Kjo është ajo që na ka mbledh këtu së bashku sonte e na mbledh bashkë kudo nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë. Na mbledh vetëdija se shqiptarët nuk kanë asnjë mburojë tjetër përveç Partisë Demokratike të Shqipërisë” – tha Basha.

 

Etiketa: Edi RamalargohetLulzim Basha

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
A do të pushtohet Ukraina? Inteligjenca Amerikane paralajmëron

A do të pushtohet Ukraina? Inteligjenca Amerikane paralajmëron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com