GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“U paracaktuan me short fiktiv”, Bardhi: PD do të padisë Kuvendin në Kushtetuese për anëtarët e KLP-së

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Le t’i sjellin firmat dhe do t’i verifikojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka thënë se Partia Demokratike do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm të Kuvendit për caktimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke e cilësuar antikushtetues. Ai tha se Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat.

“Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor. Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat” – shkruan Bardhi.

Në drejtimin e kryetares Klotilda Bushka, u mblodh sot Nënkomisioni për zgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ. Votimi filloi nga lista e të skualifikuarve, ku sipas rendit alfabetik Alban Koci, Endri Papajorgji, Idlir Duhanxhi, Indrit Shtupi, nuk arritën të merrnin 4 votat e nevojshme për tu kualifikuar ne Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Po ashtu, edhe nga lista e të kualifikuarve Ilir Rusi, Orjona Mucollari, Yllka Rupa, nuk arritën të merrnin 4 votat e nevojshme për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Meqenëse anëtarët nuk arritën të zgjidhen me votë, procedura e përzgjedhjes vazhdoi me hedhjen e shortit, ku nga ky short Yllka Ruka u zgjodh anëtare e KLGJ e cila do të zëvendësoje Erjon Muharremajn, Ilir Rusi u zgjodh anëtar i KLGJ ku do të zëvendësojë Maksim Çokun dhe Mirela Bogdani u zgjodh anëtare e KLP e cila do të zëvendësoje Gent Ibrahimin.

Në fund të mbledhjes, kryetarja Bushka u shpreh se për një vend vakant të ngelur në KLP, do të rishpallet vakanca.

Etiketa: fiktivGazment BardhiGjykata KushtetueseKuvendipadiPDshort

Lajme të lidhura

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome
Aktualitet

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë
Aktualitet

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Para
Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që do të udhëtojnë në Holandë: Nga data 25 shkurt…

Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që do të udhëtojnë në Holandë: Nga data 25 shkurt...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com