GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shkëlqimi trishtues virtual

në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkëlqimi trishtues virtual
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Rudina Koromani
Çdo ditë, miliarda njerëz ndërveprojnë me njëri tjetrin përmes rrjeteve virtuale sociale. Në vitin 2020, mbi 3.6 miliardë njerëz përdorën mediat sociale në mbarë botën, një numër që parashikohet të rritet në pothuajse 4.41 miliardë për 2025-n, që do të thotë se fenomeni jo vetëm që nuk ka kthim por do jetë në rritje.
Facebook, Youtube, Instagram, What’s App etj kanë transformuar tashmë mënyrën se si ne bashkëveprojmë me të tjerët. Kontakti ballë për ballë njerëzor është zëvëndësuar e tejkaluar nga ndërveprimet shoqërore në internet si mënyra kryesore e lidhjes e ndërveprimit të njerëzve.
Deri tani, të dhënat e studimeve janë kontradiktore lidhur me faktin e promovimit të lidhjeve sociale nga këto rrjete apo nxitjen në përhapjen në rritje të vetmisë. Disa studime më të thelluara kanë gjetur se lidhjet midis përdorimit të mediave sociale dhe vetmisë ndryshojnë sipas moshës, ku moshat e mesme duket sikur përfitojnë më shumë, ndërkohë që moshat e reja duket se thellojnë vetvlerësimin negativ të vetes dhe përkeqësojnë mirqënien e shëndetit të tyre mendor.
Frekuenca e përdorimit duket se është një tjetër faktor që ndikon, ku individët me mbi 50 hyrje në javë kanë tre herë më shumë gjasa për izolim social të perceptuar sesa ata që hynë në internet më pak se nëntë herë në javë.
Vetmia Emocionale duket të jetë më e lartë tek të rinjtë dhe tek ata që përdornin mediat sociale disa herë në ditë. Në mesin e pjesëmarrësve të moshës së mesme, përdorimi më i shpeshtë i mediave sociale shoqërohet me vetmi më të ulët sociale.
Pyetjet që shqetësojnë studjuesit vitet e fundit lidhen me gjetjen e arsyeve të këtyre impakteve negative.
Pse ndodh ky fenomen?
Shohim njerëz të lumtur, të suksesshëm profesionalisht, të bukur, shohim mirqënien e tyre… krahasojmë veten me ta dhe pakuptuar ndjehemi keq … pa menduar faktin sesa vërtetësi shprehin këto imazhe.
Individët kanë tendenca që të prezantojnë në rrjetet sociale më të mirën e tyre, e deri në ekzagjerim e mashtrim… kjo për faktin se virtualiteti e mundëson, por edhe sepse çdo vlerë është kthyer drejt Imazhit.
Gjithkush mund të shfaqet perfekt, i realizuar, me fotot e lumtura familjare dhe imazhet e sukseseve profesionale…por sa të vërteta janë këto? Sa të vërteta janë këto postime e imazhe me të cilat krahasohemi çdo ditë? Pse ndjehemi më të vetmuar pasi”udhëtojmë” në to?
Një studim mbi efektet e përdorimit të mediave sociale mbi mirëqenien e përgjithshme të një personi, kryer nga UBC Okanagan (Kanada, nëntor 2020) – gjeti se disa individë largohen nga përdorimi i mediave sociale me një ndjenjë negative emocionale – për një larmi arsyesh të ndryshme, mes të cilave Krahasimi Shoqëror prevalon.
Sa më shumë krahasohemi me të tjerët gjatë përdorimit të mediave sociale, aq më pak të lumtur ndihemi. Për disa individë pamjet e imazheve që portretizojnë pozitivisht të tjerët i bën që të nënvlerësojnë faktin se sa të tjerët në të vërtetë përjetojnë emocione negative duke i çuar në përfundime të gabuara se jeta e tyre “është blozë”.
Lundrimi mes postimeve dhe imazheve të njerëzve të tjerë me të cilët nuk bashkëveprojmë, jep krahasim me impakt negativ, pa përfitimet që sjellin zakonisht kontaktet shoqërore, duke minuar mirëqenien dhe zvogëluar Vetëvlerësimin. Përdorimi pasiv, lëvizja nëpër postimet e të tjerëve përfshin pak ndërveprim reciprok duke ofruar mundësi të bollshme për krahasim lart.
Gjetjet shkencore tregojnë se njerëzit mund të përfitojnë nga mediat sociale vetëm në rast se shmangen lëvizjet pasive ( vetëm për të parë vazhdimisht postimet e të tjerëve), si dhe kur rezistojnë krahasimin e tyre me përdoruesit e tjerë të mediave sociale.
Mediat sociale mund të shfrytëzojen si mundësi për të inicuar ndërveprime të drejtpërdrejta për lidhje shoqërore (duke biseduar, komentuar, duke ndarë mendime sinkronikisht me miqtë virtualë e realë në internet e duke u përpjekur për të kaluar sa më shumë kohë personalisht me të tjerët), por praktikisht të dhënat tregojnë se varësia pasive e krijuar e lë pjesën më të madhe të individëve në një cikël vicioz vuajtjesh që përkeqësojnë gjëndjen e tyre psikologjike.
Duhet kuptuar se përdorimi i mediave sociale ka potencialin për të ndikuar në gjëndjen e përditshme emocionale, sidomos tek moshat e reja të cilëve u mungon një qëllim i qartë. Shfrytezimi i mediave sociale për komunikim, promovim, biznes, njohje e si argëtim teorikisht tingëllon bukur por praktikisht realiteti tregon varësi, izolim, vetmi e trishtim për ata që vetëm shohin….
Etiketa: Rudina Koromani

Lajme të lidhura

Si i mposhtën influencerat “investitorët strategjikë” me një telefon në dorë
OP-ED

Si i mposhtën influencerat “investitorët strategjikë” me një telefon në dorë

12:18 - 27/06/26
Të jesh i pastër është provokim për sistemin, është prishje e ekuilibrit ekologjik të korrupsionit
OP-ED

Të jesh i pastër është provokim për sistemin, është prishje e ekuilibrit ekologjik të korrupsionit

13:15 - 24/06/26
Flit, por edhe dëgjo!
OP-ED

Flit, por edhe dëgjo!

12:30 - 21/06/26
Para
Një përgjigjie për Sali Berishën, nga unë “zëdhënësja” e Bashës

Një përgjigjie për Sali Berishën, nga unë “zëdhënësja” e Bashës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet