GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ta heqim qafe atë malokun”/ Tentohet helmimi në burg i Luftar Reçit?

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ta heqim qafe atë malokun”/ Tentohet helmimi në burg i Luftar Reçit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Armiqtë” duket se nuk e lënë rehat as në burg Luftar Reçin. Burime konfidenciale bëjnë me dije se ditën e sotme SPAK është vënë në alarm pas dëshmisë së një gardiani të burgut të Drenovës se është kontaktuar nga grupe kriminale, të cilët kanë kërkuar eliminimin e Luftar Reçit, dëshmitarit kryesor për vrasjen e Vajdin Lamajt.

Sipas dokumentit të SPAK, gardiani E.P është kontaktuar në telefon në fund të dhjetorit nga një personazh i njohur i krimit në Korçë duke i thënë se do të merrte një shumë prej 100 mijë eurosh nëse pranonte që t’i hidhte helm në ushqim Luftar Reçit. Takimi me Reqin e Korçës ka ndodhur më datë 28 dhjetor 2021 sipas tij dhe më datë 29 ai ka shkuar në prokurori për të treguar mbi ngjarjen që ndodhi.Gardiani thekson po ashtu se është takuar sërish më 17 janar me Reçin, por bashkë me të ishin edhe disa persona të tjerë, të cilët edhe e kanë kërcënuar për ta vrarë. Qëllimi i tyre, sipas policit, ishte që ta detyronin Luftar Reçin që të ndryshonte dëshminë mbi përfshirjen e Emiljano Shullazit në vrasjen e Vajdin Lamajt. Në të kundërt, ata do ta helmonin.

“Në datë 26 dhjetor, në orën 16:55 me ka telefonuar Reçi nga numri 06926277*, nëpërmjet whatsapp në numrin tim të telefonit 06349960* duke më thënë se donte të më takonte. Unë i thash se isha në fshat dhe nuk takohesha dot. E kemi lënë të takoheshim më datë 28 dhjetor. U takuam te vendi që quhet terminali i autobusave dhe taksive të Korçës. Reqi erdhi me një BMË ngjyrë bronzi dhe ishte shoqëruar me një vajzë, e cila nuk zbriti nga makina teksa flisja me të. Kur mu afrua po fliste me një person duke thënë “150 mijë euro, të fitojmë edhe ne ndonjë gjë. Personin e kam këtu. Do flas dhe do t’ju kthej përgjigje”.

Pasi e mbylli telefonin më tha: Si mund të flas me Luftarin në telefon ose më ler një takim? ..po ashtu gjatë bisedës Reqi më tha: Ta heqi qafe atë malokun…të japim parapagum 10 mijë euro ty dhe ilaçin dhe 90 mijë euro të tjera t’i japim kur të mbarosh punë. Unë i thash se do ta mendoja në mënyrë që të fitoja kohë të vija të ju”, ka deklaruar gardiani.

Po ashtu, në dëshminë e tij, polici tregon edhe se si e kërcënuan me vrasje më datë 17 janar në makinë, në të cilën sipas tij ndodhej edhe një person tullac, i cili tha se do ta vrisnin e do ta hidhnin në koshin e plehrave. Ai tregon se ky person me dialekt nga Tirana i dha edhe një shishe farmacie me ilaç brenda duke I thënë: Hidhi 5 pika te ushqimi i Luftar Reçit në një vend ku nuk të kapin kamerat. Në të kundërt do të të vrasim!

Etiketa: BurghelmimLuftar Reçitrrezik

Lajme të lidhura

Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?
Aktualitet

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!
Aktualitet

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26
Para
Habit Arbër Hajdari, ja sa lekë ka marrë nga “Big Brother Vip”

Habit Arbër Hajdari, ja sa lekë ka marrë nga “Big Brother Vip”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, duke thënë...

Lexo më shumë
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26
Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com