GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pse nuk kishte prokurim për inceneratorët? Rama: Nuk është puna ime!

16:57 - 23/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse nuk kishte prokurim për inceneratorët? Rama: Nuk është puna ime!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë debatit në komisionin hetimor të inceneratorëve, deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati pyeti kryeministrin Edi Rama në lidhje me faktin se pse nuk është bërë prokurim publik për zgjedhjen e kompanive për inceneratorët e Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës. Ndërkohë Rama iu përgjigj anëtarëve të Komisionit Hetimor ku po merret në pyetje që prej orës 12:00, se ishte një formulë e zbatuar në ligj.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Ne e kemi 29 euro tarifën për inceneratorin e Tiranës për mbetjet. Franca e ka 152 euro. Kemi pasur disa kontakte. Unë kam qenë skeptik që kjo do të ndodhte, por duke qenë se ishte një proces, që ishte i domosdoshëm, unë thash; shumë mirë le të bëhet. Kjo është rruga e duhur dhe gjëja e duhur që është bërë. S’ka diskutim, që përtej aspekteve administrative që mund të kenë problematikat e tyre, por në aspektin investim, çmim, përfitim për të mirën publike, ne kemi bërë gjënë e duhur. Është një çmim jashtëzakonisht i arsyeshëm. Kamza ka problematikë dramatike.

Helidon Bushati: Ky është momenti i parë kur lepuri zgjohet, dhe akoma nuk është bërë çakall që të kapë bilancet e buxhetit shqiptar. Pse nuk e hidhni në prokurim çështjen e inceneratorëve. Ata mund të kishin ardhur me çmim më pak mbase.

Edi Rama: Unë nuk fola për holandezë. Mendoj që nuk është mirë me më vënë gjera të tilla në gojë. Nuk fola për konsulentë holandezë. Unë dështova etj, ju thash se ça ka ndodhur. Po ju them dhe një gjë, se u bë bozë kjo punë se ato impiante janë atje. S’po flasim për impiante që do bëhen, por janë fizikisht atje. Di që në impiantin e Tiranës, kur unë në një nga vizitat e mia, aty është përfshirë një kompani ndërkombëtare me 150 vjet eksperiencë, merreni dhe pyeteni. Për mua është shumë e thjeshtë; pse janë shqiptarët, pse s’janë të huajt?! Pse këtë mos ta bëjnë europianët?! Këto se si bëhet me tender të një natyre apo natyre tjetër, si vendos unë. Puna ime është të them; ku do shkojmë, pse do e bëjmë. Nuk është puna ime, por e gjithë asaj skuadre. Puna ime është të bëjmë një Shqipëri pa plehra. Ju thoni se ishte pa garë, por e thoni ju. Ju nuk thoni një gjë tjetër, që është bërë me një formulë e cila është zbatuar në ligj. E ka ligji!

Helidon Bushati: Procedura është bërë pa publikim. Se ka ditur asnjë njeri se do të bëhej një procedurë. Ka qenë vetëm një kompani. A keni një koment?

Helidon Rama: Ju bëni një akuzë. Ne lexojmë letrat dhe shohim filma të ndryshëm. Unë fokusohem te filmi i realitetit. por ju fokusoheni të gjëra të tjera. Unë kam kërkuar informacion dhe nuk rezulton si thoni ju. është procedurë e bazuar në një formulë ku populli nuk paguan asgjë.

Etiketa: Edi RamainceneratorëtProkurimPuna

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Nuk shkoi në darkën me Donaldin, zbulohet ç’bëri Beatrix pas shakasë që e mërziti

Bëjnë lëmsh rrjetin/ Ky detaj hedh dyshime për lidhjen e Donald dhe Beatrix (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Lexo më shumë
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com