GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përpunimi i të dhënave personale, AIP: Ndalohen në ndërtesa të grumbulluara jashtëligjshëm

17:12 - 23/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përpunimi i të dhënave personale, AIP: Ndalohen në ndërtesa të grumbulluara jashtëligjshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka ndaluar përpunimin e të dhënave personale dhe ka urdhëruar shkatërrimin e tyre në ndërtesa kolektive të grumbulluara jashtëligjshëm përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Agjenci.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), mbi bazën e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që nga funksionalizimi i saj, në mesin e më shumë se pesëdhjetë (50) ankesave të shqyrtuara për mbrojtjen e të dhënave, ka vendosur edhe mbi ankesat lidhur me përpunimin e të dhënave personale në ndërtesat kolektive, përmes instalimit të sistemit të vëzhgimit me kamerë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu AIP, në të gjitha rastet ka zhvilluar inspektime dhe në bazë të gjendjes faktike, ka ndërmarrë veprimet për ndalimin e përpunimit të të dhënave personale deri në përmbushjen e kritereve ligjore, si dhe ka urdhëruar shkatërrimin e të dhënave personale të grumbulluara përmes vëzhgimit me kamerë.

“AIP, gjatë inspektimit të këtyre rasteve ka konstatuar se qëllimi i vetëm i vendosjes së vëzhgimit me kamerë në ndërtesa kolektive, ka qenë siguria e njerëzve dhe pronës. Gjithsesi, Agjencia, mbi bazën e provave të mbledhura gjatë inspektimeve, ka gjetur se kontrolluesit nuk kanë plotësuar të gjitha kriteret ligjore, të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të vendosur sistemin e vëzhgimit me kamerë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, bëhet e ditur se AIP, në rastet kur vëren shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënat Personale ka të drejtë të urdhëroj eliminimin e parregullsive, të ndalojë përkohësisht dhe në mënyrë të caktuar përpunimin e të dhënave personale dhe të këshilloj me shkrim kontrolluesin ose përpunuesin e të dhënave në rastet e shkeljeve të vogla dhe si masë e fundit të shqiptoj gjobë, në rastet e publikimit të këtyre të dhënave, apo kur kemi përsëritje të shkeljeve të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Në çdo rast kur të dhënat personale të marra përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë publikohen dhe ndahen me palët e treta, pa bazë ligjore, përveç organeve të rendit dhe sigurisë (Policisë), të cilët kanë bazën ligjore për përpunim të mëtutjeshëm për qëllime të hetimit, AIP ndërmerr veprime sanksionuese ndaj kontrolluesve apo përpunuesve të të dhënave personale, të cilët publikojnë sekuencat e marra nga vëzhgimit me kamerë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Etiketa: Agjencia për Informim dhe Privatësi

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Para
“Nuk e harron Shqipërinë”/ Angela Martini kërkon dado shqiptare për djalin(Foto)

“Nuk e harron Shqipërinë”/ Angela Martini kërkon dado shqiptare për djalin(Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25

Grupi për Studime Politike dhe Juridike në Kosovë ka bërë thirrje për një konsensus politik më të gjerë mbi çështjet...

Lexo më shumë
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com