GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tre tenderë zhvillohen nga dy bashki me një konkurrent të njëjtë që shpallet fitues pa garë

21:43 - 23/02/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre tenderë zhvillohen nga dy bashki me një konkurrent të njëjtë që shpallet fitues pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të shumta janë rastet kur bashkitë e vendit zhvillojnë procedura prokurimi me një konkurrent dhe një kompani trajtohet njësoj nga disa bashki. Kjo metodë është përdorur edhe kësaj here nga dy bashki të vendit, siç është ajo e Kukësit dhe ajo e Përmetit. Këto dy institucione kanë hapur tre procedura dhe çuditërisht konkurrenti është i njëjtë tek të dyja dhe është shpallur fitues pa garë.

Fillimisht Bashkia e Kukësit ka hapur një tender në datën 25 janar 2022 me qëllim blerje ushqimesh për kopshte dhe çerdhe. Kjo procedurë mban numrin e referencës REF-17687-01-24-2022 dhe ka fondin limit prej 7.350.000 lekë të reja, ose rreth 74 milionë lekë të vjetra. Procedura është zhvilluar me vetëm një konkurrent, i cili është “GERTI – 1987” dhe duke mos pasur asnjë konkurrent në garë, është shpallur fitues. Pra është zgjedhur procedura që ekspozohet me risk dhe hedh dyshime që fituesi mund të jetë paracaktuar.

 

 

Por dyshimet shtohen akoma më shumë, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Bashkinë e Përmetit dhe jo me një, por me dy tenderë. Në datën 31 janar 2022, Bashkia e Përmetit ka hapur dy procedura. E para, me numër reference REF-18022-01-28-2022 ka për qëllim blerje ushqime me origjinë shtazore dhe fruta perime dhe ka fondin limit prej 1.393.320 lekë të reja, ose rreth 14 milionë lekë të vjetra. Ndërsa tenderi tjetër, i shpallur po në të njëjtën datë nga Bashkia e Përmetit me qëllim blerje ushqimesh me origjinë shtazore, mban numrin e referencës REF-18025-01-28-2022 dhe ka fondin limit prej 1.131.690 lekë të reja, ose rreth 11 milionë lekë të vjetra. Në të dyja këto tenderë ka në garë ka marrë pjesë kompania e sipërcituar, pra “GERTI – 1987”. Edhe këtu kjo kompani nuk ka asnjë konkurrent dhe duke mos bërë asnjë garë, është shpallur fituese.

 

 

Meqenëse procedurat janë të treja pa garë “Open Data” i ka futur në kategorinë e flamurit të kuq dhe me të njëjtin mbishkrim për mungesë konkurrence.

Nuk e dimë të jetë vallë rastësi, por e njëjta kompani të fitojë 3 tenderë nga dy institucione të ndryshme dhe në të dyja rastet i merr pa garë, kjo tregon se diçka ka këtu. Por diçka e kemi të sigurt, kompania “GERTI – 1987” është aq e dashur për bashkitë e vendit, sa jo pak herë e hasim në shumë tenderë publik që merr pjesë është e vetme dhe nuk ka asnjë konkurrent përballë. Kujtojmë se kjo shoqëri zotërohet nga Elgert Laskaj, me zyra qendrore në fshatin Çarshov të Gjirokastrës. Kujtojmë se edhe ditën e djeshme, Gijotina.com ka bërë një shkrim për një tender të Bashkisë së Tiranës i cili ishte zhvilluar me të njëjtën mënyrë, pra pa garë dhe kompania fituese ishte po e njëjta, “GERTI – 1987”.

Gijotina.com

Etiketa: Bashkifituesgarekonkurrentkryesore2tendere

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Komiteti i Stabilizim-Asociimit: BE të caktojë datën e Konferencës së parë me Shqipërinë

Komiteti i Stabilizim-Asociimit: BE të caktojë datën e Konferencës së parë me Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

15-vjeçari Erion Boba, nxënës i shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” në ish-kënetë të Durrësit u përcoll në banesën e fundit në...

Lexo më shumë
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com