GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Ukraina do të mbijetojë, por Perëndimit duhet t’i vijë turp

10:54 - 25/02/22
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Ukraina do të mbijetojë, por Perëndimit duhet t’i vijë turp
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta e madhe është tashmë një realitet. Rusia ka sulmuar Ukrainën. Kjo katastrofë mund të ishte parandaluar, nëse Perëndimi nuk do të kishte qëndruar indiferent, mendon Roman Goncharenko. Të enjten e 24 shkurtit 2022, këtë ditë nuk do ta harrojmë kurrë. Ditën kur udhëheqja e çmendur ruse nisi një luftë të madhe kundër Ukrainës. Ditën për të cilën ukrainasit dhe miqtë e tyre në mbarë botën prej kohësh ishin të përgatitur e megjithatë shpresonin se ajo nuk do të vinte kurrë. Ditën në të cilën Kremlini thjesht ndezi një luftë në Europë.

Shumë shtrojnë pyetjen me habi: Si mundi të arrihet deri këtu? Përgjigjen e jep një citat i Winston Churchill-it: “Ju kishit mundësinë e zgjedhjes mes luftës dhe turpit. Ju zgjodhët turpin dhe tani po merrni luftën”. Përmasat e ndërhyrjes nuk lenë asnjë dyshim: Trupat ruse kanë sulmuar Ukrainën, po ashtu si përpara rreth 100 vjetësh, kur Ukraina për herë të parë shpalli pavarësinë. Pasojat e këtij hapi monstruoz do ta trondisin botën.

Gabimi fatal i Perëndimit

Një përgjegjësi të madhe për këtë zhvillim e mban Perëndimi. Kur Rusia më 2014 për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së saj më 1991 sulmoi Ukrainën dhe aneksoi Krimenë, Perëndimi vendosi për turpin, sipas citatit të Churchill-it. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të SHBA-së, Gjermanisë dhe shteteve të tjera kryesuese perëndimore e kanë mbajtur me të dyja duart qeverinë ukrainase duke iu lutur, të mos bëjë rezistencë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk duhej „provokuar” në asnjë mënyrë. Motivi: Perëndimi i druhej pikërisht 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore një vatre të re lufte botërore. Ndonëse e kuptueshme, ky ishte një gabim fatal.

Rusia e dehur nga suksesi në Krime vazhdoi më tej me luftën në Donbas në lindje të Ukrainës. Perëndimi në të kundërt me shumë ngurrim e pajisi Ukrainën me armë (Gjermania e refuzoi tërësisht këtë hap) dhe druhej të vendoste masa të ashpra ndërshkuese ndaj Moskës. Vetëm pas goditjes ndaj avionit malaizjan të pasagjerëve MH17 pati sanksione të caktuara kundër ekonomisë ruse. Por ato ishin të kufizuara dhe të dobëta, aq sa Rusia arriti në konkluzionin, se mund të vazhdonte pa hasur në ndonjë rezistencë serioze.

Koha për të ndihmuar Kievin

Edhe Ukraina e ka nënvleftësuar shkallën e marrëzisë së udhëheqjes së Moskës dhe qendrimin e pjesës së madhe të popullsisë ruse, që nuk e percepton Ukrainën si një shtet të pavarur. Megjithatë shumë ukrainas flinin mbi dafinat e sigurisë: „Ne jemi fqinjë, far e fis – Rusia nuk do të tentojë luftë të hapur”. Edhe vet qeveria e Kievit asokohe nuk i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rusinë duke dërguar kësisoj një sinjal të gabuar edhe tek aleatët e saj në Perëndim. Kjo sipas motos: gjërat nuk janë fort keq.

Në këtë mënyrë humbi shansi, për ta parandaluar luftën që nisi tani. Krerët e shteteve perëndimore kishin vendosur të negocionin me Rusinë, me shpresën, se do t’i kthenin arsyen agresorit. Por ky qendrim siç ka treguar dhe historia e njerëzimit asnjëherë nuk ka qenë i suksesshëm. Edhe në Ukrainë ka dështuar një pozicion i tillë. Rusia të ardhurat prej eksporteve të saj të naftës e të gazit i ka përdorur për zhvillimin e armëve të reja dhe për përgatitjen e luftës apokaliptike – jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër të gjithë Perëndimit. Shumë herë është paralajmëruar, të gjitha janë bërë hapur – Kremlini dhe propagandistët e tij nuk i kanë fshehur asnjëherë qëllimet e tyre. E megjithatë Perëndimi preferoi të mbyllë sytë. Në fakt fytyrat e politikanëve perëndimorë duhet të skuqen prej turpit.

Ukraina nuk kthehet nën kontrollin e Moskës. Tani ka ardhur koha që të korrigjohen gabimet dhe Ukraina të ndihmohet me çdo mjet. Do të ketë luftime, gjakderdhje, ndoshta edhe një regjim të okupuesit dhe një luftë të gjatë partizane. Ukraina do të humbasë shumë prej bijve e bijave më të mirë. Por ajo do të mbijetojë – për këtë nuk ka dyshim. Ukrainasit asnjëherë nuk do ta pranojnë të tërhiqen prej hunde nga Moska. Kjo kohë ka kaluar dhe nuk kthehet më.

Po Rusia? Rruga e agresionit që po ndjek Moska kundër Ukrainës dhe të gjithë botës perëndimore herët ose vonë do të përfundojë në një katastrofë. Ndoshta pas kësaj Rusia do të ketë shansin për një fillim të ri. Por tani të gjithë njerëzit liridashës janë ukrainas/ DW/

Etiketa: DWkryesore2LufteUkraine

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
UEFA i heq Rusisë finalen e Champions League, ja ku do të luhet

UEFA i heq Rusisë finalen e Champions League, ja ku do të luhet

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com