GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KPP anulon tenderin 109 mln lekë për oksigjen të Spitalit Universitar të Traumës

19:56 - 26/02/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
KPP anulon tenderin 109 mln lekë për oksigjen të Spitalit Universitar të Traumës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga institucionet që abuzon jo pak me tenderët publik, është edhe Ministria e Shëndetësisë bashkë me drejtoritë vartëse të saj. Kësaj here radhën e ka pasur Spitali Universitar i Traumës, ose i njohur si Ushtaraku, i cili ka realizuar një procedurë të dyshimtë. Këtë e vërejmë në një ankesë të mbërritur në Komisionin e Prokurimeve Publike, nga ana e një kompanie në lidhje me procedurën në fjalë.

Në datën 24 nëntor 2021, Spitali Universitar i Traumës ka hapur një tender për blerjen e gazit të lëngshëm për përdorim mjekësor. Tenderi mbanë numrin e referencës REF-12739-11-24-2021 me fond limit 10,888,560 lekë të reja pa tvsh, ose rreth 109 milionë lekë të vjetra pa tvsh. Në garë kanë marrë pjesë dy kompani “Filo Gas” dhe “Messer Albagaz” dhe të dyja ofertat janë kualifikuar. Por shoqëria “Messer Albagaz”, e cila kishte paraqitur dhe ofertën më të lartë, prej 10,832,000 lekë të reja, ose rreth 108 milionë lekë të vjetra, nuk ka pranuar kualifikimin e kompanisë tjetër “Filo Gas”, e cila kishte dhe ofertën më të vogël prej 8,320,000 lekë të reja ose rreth 83 milionë lekë të vjetra, me arsyetimin se nuk se nuk plotëson kriterin e kualifikimit në lidhje me tankerin dhe furnzimin provizor me oksigjen mjekësor gaz.

KPP pasi e ka marrë në shqyrtim ankesën e kompanisë “Messer Albagaz”, ka vënë re që problemi qëndronte në kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktues, në këtë rast Spitali Universitar i Traumës. Sipas KPP autoriteti kontraktor ka hartuar kriterin e kualifikimit të sipërcituar në kushtet e paqartësisë dhe konfuzionit sa i takon sasisë së bombolave të oksigjenit të kërkuara në rastin konkret dhe mënyrës së disponimit të tyre. Konkretisht autoriteti kontraktor në kriterin e veçantë të kualifikimit, ka kërkuar se operatori ekonomik duhet te provojë se siguron, në rast avarie të tankerit të oksigjenit lëng, furnizimin me tanker rezerve ose me bombola oksigjeni mjekësor gaz, në rampat e oksigjenit të gaztë, për të siguruar gatishmërinë e furnizimit me oksigjen të shërbimeve spitalore.

Pra, kriteri i veçantë i kualifikimit i hartuar nga autoriteti kontraktor ka shkaktuar konfuzion tek kompanitë në garë sa i takon sasisë dhe kapacitetit të bombolave të okisgjenit të kërkuara si dhe mënyrës së provueshmërisë së disponimit të tyre në procedurën e prokurimit. KPP shprehet se hartimi i kritereve kualifikuese në mënyrë jo të plotë dhe të saktë shkakton paqartësi të cilat ndikojnë jo vetëm tek operatorët ekonomikë gjatë përgatitjes së ofertave të tyre por edhe vështirësinë në punën e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të cilët do të detyrohen të vlerësojnë procedurën mbi kritere të paqarta, konfuze dhe që shkaktojnë pabarazi në vlerësimin e ofertuesve. Për këtë KPP ka vendosur anulimin e procedurës në fjalë.

 

Ky është një rast tjetër kur drejtuesit e institucioneve publike vendosin kritere në procedurat publike jo në përputhje me ligjin, me qëllim favorizimin e kompanive të miqve të tyre. Por kjo procedurë jo më kot ka pasur këto problematika. Në datën 19 tetor 2021, në krye të Spitali Universitar i Traumës ka ardhur ish-deputetja e Partisë Socialiste Edlira Bode, duke zëvendësuar në këtë detyrë Arben Zenelajn. Siç duket, Bode ka menduar që t’i futet “punës” menjëherë dhe një muaj më vonë bën procedurën në fjalë. Duke qenë se e mirëkuptojmë “qëllimin e mirë” të drejtoreshës në shërbim të institucionit që drejton, do t’i thonim që mos të nxitohet në kriteret që vë sepse e çojnë në KPP.

Gijotina.com

Etiketa: KPPkryesore2oksigjenSpitali Universitar Traumestenderi

Lajme të lidhura

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive
Breaking Views

Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive

15:04 - 10/12/25
Para
Një zgjidhje për opozitën!

Nuk është problemi te 430 miliardë €!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com