GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Samiti i BERZH, Rama tregon arsyet: Ja përse duhet investuar në Shqipëri

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti i BERZH, Rama tregon arsyet: Ja përse duhet investuar në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, aty ku po merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Të pranishëm janë dhe homologët e tij të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij me një mesazh solidarizimi për Ukrainën, ndërsa gjithashtu evitoi shifrat duke u ndalur sipas tij, në fakte konkrete se përse duhet investuar në Shqipëri.

“Më lejoni që të dërgoj solidaritetin për popullin e Ukrainës. Investimi në Shqipëri apo në vende të tjera është më shumë se të investosh në një vend, por në një rajon me potencial ende të pashfrytëzuar. Ballkani Perëndimor është vendi i investimeve. Falë faktit që të gjitha vendet e rajonit po përmirësohen, sa për Shqipërinë, besoj se jemi në një fazë të re. Është e qartë për njerëzit që vizitojnë Shqipërinë, se jemi një parajsë e turizmit. Nuk do ju bezdis me shifra, duke thënë kishim numrin më të lartë, nuk do t’i bashkohem por vetëm dua t’ju them që ne dhe gjatë momenteve të më këqija të pandemisë kemi parë rritje të turizmit. Po shohim shumë gjëra që po ndodhin, jemi duke përgatitur investime masive në energji me kompani të huaja. E njëjta gjë falë qëndrimit të Komisionerit Varhely dhe nxitjes së tij për ta sjellë më pranë Ballkanit. Kemi shtigje të reja në infrastrukturën tonë, shpresoj se do të jemi në gjendje të bëjmë më shumë, me Kosovën kemi hekurudhën dhe me Maqedoninë korridorin e 8”, tha Rama.

Në orën 17:30 të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor do të priten në një takim nga kryeministri britanik Johnson. Samiti u hap nga presidenti i BERZH-it Odile Reno Basso dhe komisioneri i Fqinjësisë dhe Zgjerimit Evropian Oliver Varhely. Në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor marrin pjesë edhe kryeministrat e Malit të Zi Zdravko Krivokapiç, Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

Etiketa: Ramasamit

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Greqinë dhe Bullgaria aleate, nisin bisedimet për ndërtimin e termocentralit bërthamor

Greqinë dhe Bullgaria aleate, nisin bisedimet për ndërtimin e termocentralit bërthamor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com