GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Pusho se s’ke burrë”/Jerina Lalaj heq dorë nga emisioni pas zënkës me Robertin

21:50 - 28/02/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Pusho se s’ke burrë”/Jerina Lalaj heq dorë nga emisioni pas zënkës me Robertin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një debat i fortë u shfaq disa ditë më parë në “Love Story”,  mes analistëve Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj .  Pas komentit të njërit prej konkurrentëve që tha se do një femër 4D, opinionistja Jerina Lalaj i tha se nuk dëshiron që të bjerë në vulgaritet. Kaq ka mjaftuar që Roberti t’i kthehet duke i thënë se është një personazh i dështuar pasi nuk ka krijuar familje dhe nuk ka një bashkëshort në krah.

Sherri me Robertin duket se i vuri “kapakun” gjithçkaje. Jerina nuk do të jetë më pjesë e Love Story, pasi pikërisht sot opinionistja deklaroi këtë të hënë se do të tërhiqet dhe distancohet nga ky pozicion pas debatit që ndodhi javën e kaluar.

Gjatë shpjegimit të saj pati dhe ndërhyrje nga ana e moderatores Alketa Vejsiu, e cila i kërkoi që ta mbyllinin të gjithë debatin me një kërkesë faljeje. Megjithatë duket se e gjitha për Lalajn ishte e mirëmenduar, do të tërhiqej nga skena e “Love Story”.

PJESË NGA BISEDA:

Alketa Vejsiu: Pranohet edhe ky version. Nuk përballoj dot debatin në publik dhe tërhiqem. Kështu që dikush edhe tërhiqet…

Jerina Lalaj: Është varianti tjetër që distancohet nga dhuna si puna ime që për respekt të atyre zonjave, vajzave dhe grave që më kanë shkruar gjatë gjithë kësaj jave dhe që duan të distancohen nga një dhunë e tmerrshme verbale që në shumicën e rasteve përfundon në dhunë fizike. Kjo është shoqëria për fat ë keq edhe duke dhënë leksione për familjen edhe duke i prekur edhe ndoshta ato gra që nuk kanë pasur mundësinë ose fatin që të kenë fëmijë, por kjo nuk i intereson askujt. Duke qenë se unë në të gjithë misionin që kam pasur në këtë produksion ishte pikërisht integriteti dhe dinjiteti që s’e prek askush dhe që unë besoj që do dua t’ia kursej veshëve të mi një diskurs kaq të ulët. Kështu që besoj se sot do të jetë nata e fundit që do të jemi bashkë. Kjo ishte në vijim të qëndrimit që ju si produksion keni mbajtur duke i dhënë hapësirën për t’u justifikuar dhe për të vazhduar në të njëjtën vijë të dhunës në të cilën bëri edhe të hënën e kaluar. Duke qenë se ky është produksioni juaj dhe ju zgjidhni me këtë të bashkëpunoni ashtu edhe unë kam të drejtën të tërhiqem sepse dua të distancohem nga ky pozicion. Dhuna është pusho dhe mos fol se ti nuk ke një burrë dhe meqë nuk ke një burrë nuk mund të flasësh.

Alketa Vejsiu: Do kisha preferuar një mirëkuptim civil mes të dyve në fakt…

Jerina Lalaj: Nuk mund të ketë mirëkuptim…

Alketa Vejsiu: Mund të ndërhyj të lutem. Ju përket ju të dyve…

Jerina Lalaj: Na përket ne të dyve bashkë me ju të gjithë. Kjo është situatë që precipitoi, sepse kur e lë gjënë dhe mbush kupën, i kalon të gjitha limitet. Por duke qenë se kam këllqe, preferoj që ta bëj me stil dhe klas.

Alketa Vejsiu: Mua më ka detyruar që të jep arbitër, mu desh të krijonim një hapësirë neutrale.

Robert Aliaj: Familja nuk atakohet

Jerina Lalaj: Familje kemi të gjithë!

Robert Aliaj: Le ta mbyllim se po banalizohet kot. Nëse nuk preket familja e askujt, nuk ka problem fare.

Etiketa: Alketa Vejsiujerina lalajRobert Aliaj

Lajme të lidhura

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
Aktualitet

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Para
SHBA dëbon diplomatët rusë në OKB: Na rrezikojnë sigurinë kombëtare!

SHBA dëbon diplomatët rusë në OKB: Na rrezikojnë sigurinë kombëtare!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26

Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV....

Lexo më shumë
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com