GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rama po përsërit masakrën e 25 prillit”, PD: Ja si ia dorëzoi Shkodrën Tom Doshit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama po përsërit masakrën e 25 prillit”, PD: Ja si ia dorëzoi Shkodrën Tom Doshit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka dorëzuar qytetin e Shkodrës Tom Doshi duke poshtëruar socialistët dhe qytetarët shkodranë. Zhupa shprehet se Ramës i duhen kriminelë të korruptuar në mënyrë që ai të vazhdojë vjedhjen në Shqipëri. Sipas saj, Tom Doshi pasi vendosi për kandidaten e Bashkisë së Shkodrës, riktheu në postin e kryeinspektorit të Veriut në IMT, të besuarin e vetë.

“Edi Rama i ka dorëzuar Shkodrën Tom Doshit, duke poshtëruar socialistët dhe shkodranët. I zhytur në korrupsion siç u tregua dhe nga afera e inceneratorëve, Ramës i duhen sot kriminelë e të korruptuar për të vazhduar të vjedhë Shqipërinë. Pazari i radhës Rama -Doshi u mbyll ne rezidencën qeveritare. Doshi blen votat për Ramën dhe Rama i dorëzon pushtetin në Shkodër, Doshit. Efektet shihen. Pasi emëroi kandidaten për kryebashkiake në Shkodër, Tom Doshi rikthen në detyrë edhe Serdar Hoxhën, në postin e kryeinspektorit për Veriun në Inspektoratin e Ndërtimit. Riemërimi i tij në këtë post ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojë gjë të cilën ai e bëri dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Serdar Hoxha i besuari i Tom Doshit, ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale. Gjate zgjedhjeve te përgjithshme ishte kandidati i Tom Doshit. Tom Doshi, njeriu që vendos për gjithçka në Shkodër në emër të Edi Ramës, emëron persona të inkriminuar për të përfituar vota” ” – tha Zhupa.

Zhupa më tej tha se aleanca e Edi Ramës me Tom Doshin edhe pas shpalljes së tij non grata nga SHBA, nuk është ndalur asnjëherë. Sipas saj, Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave ashtu siç bëri në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit, me të njëjtën skemë po vepron dhe sot së bashku me non gratën tjetër.

“Aleanca e Edi Ramës me Tom Doshin  edhe pas shpalljes së tij non grata nga SHBA, nuk është ndalur asnjëherë. Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave ashtu siç bëri në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit, me të njëjtën skemë po vepron dhe sot së bashku me non gratën tjetër. Emërimi i njerëzve të Tom Doshit  tregon se vota e socialistëve përdoret për pushtetin e Tom Doshit.  Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT, apo do të refuzojnë non gratat. Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI dhe Ilir Metes që ta përdorë për hallet e tij. Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e Doshit e Metës apo birin e tyre Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave? Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban Doshin dhe Ramën” – u shpreh Zhupa.

 

Etiketa: dorezoiEdi RamamasakraPDprillSHKODRATom Doshit

Lajme të lidhura

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin
Aktualitet

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes
Aktualitet

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Para
Zyrtari ukrainas: Zbuluam dhe parandaluam komplotin rus ndaj Zelenksyt

Zyrtari ukrainas: Zbuluam dhe parandaluam komplotin rus ndaj Zelenksyt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori
Aktualitet

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

16:46 - 11/09/26

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç,...

Lexo më shumë
E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

16:35 - 11/09/26
Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

16:22 - 11/09/26
Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com