GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lufta në Ukrainë/ Eksperti: Shqipëria e rrezikuar, në Kukës ka vendstrehime të sigurta

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia u heq TikTok ushtarëve: Mund të dalin sekretet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës shpesh herë ka nxitur frikë se mund të përfshijë edhe vende të tjera të botës. Jo pak herë është thënë se edhe Shqipëria është një vendet e rrezikuara. Në lidhje me këtë çështje ka folur sot eksperti i rrezatimi të radioaktivitetit Memush Habili, i cili tregoi gjatë një interviste televizive se si Shqipëria ka përballuar pasojat që erdhën në vendin tonë nga shpërthimi i Çernobilit në vitin 1986.

“Çernobil ndodhi në 1986, qytet në Ukrainë, ishte një bateri reaktorësh, njëri nga reaktorë doli jashtë kontrollit dhe ndodhi katastrofa radioaktive dhe masa e lëndës bërthamore që shfrytëzohet u avullua dhe u shpërnda në atmosferë. Rrymat ajrore ishin drejt veri-perëndimit dhe masa kryesore me lëndë radioaktive u drejtua në Bjellorusi, Suedi, Finlandë. Pastaj duke ndryshuar drejtimi i erërave mori drejtim në gjithë Euriopën, në jug të Francës. Në Shqipëri u shfaq javën e parë të 10 majit. Morëm informacionet e para që kemi një rritje të nivelit të sfondit të ambientit. Vepronte një strukturë, përveç FA, rrjeti teknik i vrojtimi të ndotjeve radioaktive dhe kimike. I cili përfshinte të gjitha qendrat e punë kooperativat bujqësore. Këto ishin disa ekipe të përgatitura. Ishin të pajisura me aparate kontrolli për rrezatimet radioaktive, kishte në çdo fshat”,  u shpreh ai.

 

Më tutje  Habili thotë se u prek Kukësi, Dibra, pjesa lindore e Karaburunit, lugina e Shkumbini dhe pak Mali me Gropa. Niveli normal i radioaktivitetit sipas Habilit është 18-20 njësi, ndërsa tha se në luginën e Shkumbinit pas shpërthimit në Çernobilit niveli i radioaktivitetit shkoi në 100 njësi.

“Nga 10 maji ngritëm strukturat në gjendje alarmi. Në rrjetin e mbrojtjes dhe vëzhgimit territorit, përfshihet ISHP, Instituti i Studimeve dhe i Fizikës Bërthamore. Fizika bërthamore kishte mjetet e veta, për kontrollin e ajrit, ujit. U ngrit niveli i alarmit dhe në çdo qytet, patrullat punonin në 24 orë për kontrollin e ambienteve. Pati disa pika. 18-20 njësi, niveli në kohë normale. Nëse është në këtë nivel, themi që ambienti është në kushte normale lidhur me efektet radioaktive. Vumë re rritje të nivelit. Në faqen lindore të Karaburunit arriti niveli 5 herë më i madh, në luginën e Shkumbini kaloi mbi 100 njësi, sepse depozitoheshin mbeturinat radioaktive që vinin nga lindja. Ka qenë edhe Dibra dhe Kukësi dhe në Tropojë. Kam marrë pjesë në monitorimin e situatës në Kukës. U kontrolluan ujërat. Kontrollonim të gjitha hyrjet e lumenjve“, tha Habili.

Sipas tij, strukturat e ngritura kohë më parë për të përballuar situata të tilla Shqipëria i ka shkatërruar të gjitha. A i thotë se nuk ka një strukturë për të vepruar në raste të tilla, përveç një toge që ka në dispozicion Ministria e Mbrojtjes. Eksperti u ndal edhe në vend strehimet, siç janë bunkerët, ku theksoi se shumica prej tyre janë jashtë funksioni.  Habili  tregon se në tiranë janë prishur të gjitha vendstrehimet, Kukësi ka një qytet të nëndheshëm të sigurt, por që duhet mirëmbajtur.

Etiketa: eksperitLufterrezikRusiShqiperiaUkrainevende per tu mbrojtur

Lajme të lidhura

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme
Aktualitet

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26
Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën
Aktualitet

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Para
Luftë apo Paqe? Nis raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

LUFTA/ Përfundon raundi i dytë i bisedimeve me Rusinë, reagon Ukraina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme
Aktualitet

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili...

Lexo më shumë
Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

10:12 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com