GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Tender 294 mln lekë për riparim koshash dhe stolash, Erion Veliaj e jep pa garë

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender 294 mln lekë për riparim koshash dhe stolash, Erion Veliaj e jep pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës nuk di të ndalet duke shpërdorur taksat e qytetarëve me procedura miliona lekëshe për punë që mund të kushtojnë me shume më pak lekë dhe në shkelje të rregullave të prokurimit. Këtë radhë, Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj ka hapur një tender përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit në Tiranë, për mirëmbajtjen dhe riparimin e koshave dhe stolave dekorative.

Tenderi mban numrin e referencës REF-17769-01-25-2022 dhe ka fondin limit prej 29.370.136 lekë të reja, ose rreth 294 milionë lekë të vjetra. Pra, për të rregulluar disa kosha plehrash dhe stola publik, Veliajt i duhen 294 milionë lekë, shumë e cila me shumë mundësi mund të tepronte që të rregullojë koshat dhe stolat e të gjitha bashkive të vendit dhe jo vetëm të Tiranës. Por edhe nëse do ta besojmë që këto lekë do të shkojnë të gjitha për kosha e stola, mënyra se si është zhvilluar prokurimi ngre dyshime të tjera.

Në këtë procedurë ka marrë pjesë në garë vetëm një kompani, “GERARD-A SHPK”, e cila duke mos pasur asnjë konkurrent tjetër, është shpallur fitues. Pra, Bashkia Tiranë jep 294 milionë lekë duke mos respektuara parimin e konkurrencës. Për këtë, ky tender është futur në kategorinë e flamurit të kuq nga “Open Data” me mbishkrimin e mungesës së konkurrencës.

Siç e kemi thënë edhe herët e tjera, kjo mënyrë prokurimi hedh dyshime se fituesi është i paracaktuar. Edhe në këtë tender siç duket Lali Eri ka menduar që të ndajë ca lekë të tjera me miqtë e tij, ndaj i ka vënë një fond limit stratosferik dhe prokurimin e bën pa garë. Derisa Autoriteti i Konkurrencës t’i kapë këto shkelje, të shpresojmë që Veliaj të ketë dorën më të lehtë në procedurat e ardhshme.

Gijotina.com

 

Etiketa: Erion Veliajgarekoshakryesore2stolatender

Lajme të lidhura

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Uncategorized

Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike

14:20 - 30/07/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Uncategorized

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

15:29 - 29/07/26
Para
“Po na shemb shtëpitë” / Rama i përgjigjet qytetarit: Ke ndërtuar pa leje

Rama: Askush përveç SHBA-së nuk e dinte planin e Putinit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com