GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Asgjë e re nga Serbia

22:31 - 03/03/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Asgjë e re nga Serbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Blendi Kajsiu

Votimi i Serbisë pro rezolutës së OKB-së që dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia ka prodhuar një farë entuziazmi dhe lehtësimi si tek qeveria Rama edhe tek mediat pranë saj. Rama me gëzim deklaronte se vota e Serbisë kundër pushtimit rus unifikonte Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë analisti i njohur Mero Baze shpjegonte “dorëzimin” e Serbisë përballë presionit perëndimor.\

Natyrisht që vota serbe pro rezolutës së OKB-së është pozitive për rajonin. Padyshim që duhet lavdëruar dënimi publik që Serbia i ka bërë pushtimit të Ukrainës. Ama kjo nuk mjafton për të argumentuar se Serbia tashmë është rreshtuar me perëndimin dhe kundër Rusisë.

Më shumë se me realitetin gjeopolitik të Serbisë ky konkluzion ka të bëjë me nxitimin e qeverisë Rama dhe të mediave pranë saj për të shpëtuar nismën e Ballkanit të Hapur, që pushtimi rus i Ukrainës e hodhi në koshin e plehrave. Entuziazmi qeveritar për votën serbe në OKB nuk mund të fsheh faktin se Serbia vazhdon të mbetet aleate strategjike e Rusisë së Putin në Ballkan si ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Ndërkohë që votoi pro rezolutës së OKB-së, që ka thjesht vlerë simbolike, Serbia ka refuzuar sanksionet ndaj Rusisë, që kanë vlerë reale. Para ajo nga njëra anë dënon pushtimin rus, por nga a tjetër mbështet regjimin e Putin duke mos pranuar të marrë pjesë në politikën e sanksioneve perëndimore.

Kemi të bëjmë me një qëndrim tipik të Serbisë që vazhdimisht ka luajtur me dy porta, duke mbajtur një këmbë në perëndim dhe tjetrën në Rusi. Janë të shumta arsyet e këtij qëndrimi serb, një pjesë edhe të kuptueshme, në raport me historinë, ekonominë dhe gjeopolitikën e këtij vendi. Ashtu sikurse është e qartë që kjo lojë e Serbisë po bëhet gjithnjë e më vështirë përballë unifikimit dhe armiqësimit të perëndimit me Rusinë e Putin.

Ama votimi i Serbisë pro rezolutës së OKB-së nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj aktual si aleate strategjike e Rusisë, pavarësisht entuziazmit pro-qeveritar që ngjyros Vuçiçin si perëndimor teksa denoncon Albin Kurtin si anti-amerikan. Serbia vazhdon të jetë thellësisht e integruar ekonomikisht dhe ushtarakisht me Rusinë. Një votë në OKB nuk mund fshijë dhe as të fshehë lidhjen e saj të ngushtë me Rusinë në gjeopolitikën e Ballkanit.

Ndaj ideja se pas votimit në OKB Serbia është rreshtuar në krah të perëndimit dhe NATO-s, apo se papritmas jemi të unifikuar me të në qëndrimin tonë pro-perëndimor, është në rastin më të mirë naivitet dhe në rastin më të keq propagandë. Qeveria Rama dhe mbështetësit e saj nuk kanë përse të shpikin një Serbi imagjinare për të shpëtuar një nismë si Ballkani i Hapur që tashmë nuk ekziston.

 

Etiketa: Blendi KajsiuOpinionSerbia

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Ukraina kthehet në “rrënojë”/ Shihni pamjet e një prej qyteteve të shkatërruara (VIDEO)

Ukraina kthehet në “rrënojë”/ Shihni pamjet e një prej qyteteve të shkatërruara (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com