Është mbyllur votimi në 6 bashkitë e vendit. Qytetarët në Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë kanë votuar sot për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.
Pjesëmarrja ishte shumë e ulët, ku rreth 30% e votuesve kanë ushtrua të drejtën e votës. Në 2 qendra votimi në Shosh të Shkodrës dhe në 1 në Pult është anuluar votimi për shkak të motit të keq.
Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet sepse Kodi Zgjedhor përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dh e kandidatit të dytë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë.
Kryekomisionerit Celibashi bëri me dije po ashtu se probleme me identifikimin elektronik ka patur edhe në një qendër votimi në Durrës. Nga ana tjetër në Vorë procesi i votimi në 22 qendra votimi ka nisur pa komisionerët e PD. Ata u përjashtuan për shkak se nuk ishin nga Vora. PD ka akuzuar se kjo po bëhet për të minuar procesin e zgjedhjeve në këtë bashki.
Deri tani në zgjedhjet e pjesshme kanë votuar disa prej kandidatëve për kryetar të bashkive te cilët njëzëri kanë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë për shprehur vullnetin e tyre të lirë.
Janë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote që do të duhet t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar. KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.
Në Vorë votimi dhe numërimi por kryhet elektronikisht ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve. Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet.
Kandidatët e PD
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku.
Kandidatët e PS
Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon
Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin
Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun
Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla
Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera
Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa
Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)
Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana
Discussion about this post