Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për refuzimin e kryerjes së operacionit në spitalin Memorial të Fierit. Veliaj pretendon se nuk ka kërkuar dhe as nuk ka pranuar që të operohet në një spital të përcaktuar nga Kryeministri Edi Rama, të cilin e akuzon se ka vendosur për transferimin e tij në Fier.
Ai thotë se që prej së premtes në mëngjes i është drejtuar Gjykatës së Posaçme (GJKKO), me kërkesën që të lejohet të kryejë vlerësimin mjekësor nga një mjek i zgjedhur prej tij dhe ndërhyrjen kirurgjikale në një spital të përcaktuar nga familja.
E kuptoj që makineria e PR-it të Kryeministrit është sulur edhe ndaj këmbës sime, me sa duket se u kanë mbaruar punët e vendit për të publikuar.
Por e vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, Kryeministri i vendit. Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?
Që të premten në mëngjes i jam drejtuar GJKKO-së për të garantuar vlerësimin nga mjeku i zgjedhur prej meje dhe operimin në spitalin që zgjedh familja ime.
Nuk po refuzoj trajtimin apo operimin e mundshëm, të cilin e kam kërkuar prej muajsh. Po refuzoj që ai që më internoi të vendosë edhe mbi jetën time!
gijotina.com/









Discussion about this post