GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbyllet votimi/ Reagimi i parë nga PS: Rezultati të mos kontestohet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Të mos kontestohet rezultati”, ky është reagimi i parë pas mbylljes së procesit të votimit në 6 bashkitë e vendit, nga selia e Partisë Socialiste, që erdhi nga Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri. Ai theksoi se është i pakënaqur me numrin e pjesëmarrjes së votuesve!
“PS është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi, prisnim një pjesëmarrje më të lartë, po i kuptojmë se s’ishte motivimi si në zgjedhjet e përgjithshme apo kushtet atmosferike, askush nuk u pengua në ushtrimin e të drejtës së votës”, deklaroi Gjiknuri.
I pyetur për pretendimet e Partisë Demokratike për parregullsi në Vorë gjatë procesit të votimit, Gjiknuri tha se kjo është thjeshtë një tymnajë e brendshme politike, pasi gjithçka sipas tij, ka shkuar sipas ligjit. Madje, ai u shpreh se nga ky proces në Vorë është nxjerrë edhe një mësim që me Reformën zgjedhore t’i mëshohet edhe më shumë depolitizimit të komisionerëve.
“Dua të bëj thirrje komisionerëve gjithçka duhet dhe do të shkojë sipas ligjit, të ushtrojnë detyrën deri në fund të mos intimidohen nga partitë politike dhe as të ndjekin udhëzimet e partive politike, shpresojmë të kemi rezultatet e Vorës”, tha Gjiknuri.

Duke shprehur sigurinë në fitore në 6 bashki, Gjiknuri sqaroi se PS do të pranojë çdo lloj rezultati, madje pati edhe një mesazh për të gjitha partitë e tjera të veprojnë njësoj. Sipas tij, nuk ka vend për kontestime sepse ky proces ka qenë i monitoruar nga ambasadorët, e huaj në vendin tonë, përfshirë edhe SHBA-BE.
“Votimi ka qenë elektronik, komisonerët kanë një rol minimal, janë pretendime të kota më vjen keq që PD është katandisur deri këtu sa nuk gjen komisionerë, janë tymnaja të brendshme, në reformën zgjedhore duhet t’iu mëshojmë depolitizimit të komisionerëve. Ne i kemi pranuar zgjedhjet, nuk themi na vodhën zgjedhjet, do pranojmë rezultatin dhe të gjitha duhet ta pranojnë rezultatin. Ka pasur ambasadorë, ka pasur shumë sy, nuk besoj se ka asnjë kontestim”, këmbënguli Gjiknuri
Së fundmi, Gjiknuri ka bërë me dije se nëse do të humbasin, PS nuk do të kontestojë rezultatin.

Etiketa: Damian GjiknuriPDPSzgjedhjet paralamentare

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Para
U shpallën non grata nga SHBA/ 12 diplomatët nga misioni rus në OKB nisen drejt Rusisë

U shpallën non grata nga SHBA/ 12 diplomatët nga misioni rus në OKB nisen drejt Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26

Fshati Boshaj në Kolonjë po përballet prej javësh me një pushtim masiv të karkalecëve, të cilët kanë shkaktuar dëme të...

Lexo më shumë
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26
19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com