Einxhel ka prezantuar me moderatorin Isli Islami emisionin e mëngjesit “Wake Up” ditën e sotme.
Teksa Isli po intervistonte Einxhelin, ai kishte menduar që t’i bënte edhe një surprizë. Moderatori kishte ftuar edhe motrën e Dj Dagz, Aurorën, e cila gjithmonë ka mbështetur Einxhel në rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”.
Shkira dhe Aurora, e cila ishte në një lidhje “Skype”, folën për raportin e tyre tani që eksperienca e moderatores në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka përfunduar.
Gjatë kësaj bisede, motra e Dj Dag u shpreh se ngjan shumë me Einxhel dhe e dinte se ishte e vështirë që të shprehte ndjenjat për Dagzin. Ndërsa Einxhel e falenderoi publikisht për mbështetjen që i ka dhënë, ndonëse nuk kanë munguar rastet kur ka mërzitur DJ Dagz.
“Unë jam person i cili lexon shumë informata dhe kam qenë gjithmonë pro dhe kam parë diçka tek Einxhel, ashtu siç ka parë dhe Arbëri. Prej fillimit e kam ditur se do ketë diçka. Duke patur parasysh se çfarë karakteri ka dhe sa e fortë është, edhe të tregojmë ndjenja para të gjithë shqiptarisë, kështu që nëse e ka lëshuar murin që kishte para vetes, unë si femër që ngjasoj shumë me Einxhelin, e kam parë këtë mesazh dhe ashtu siç e interpretoj unë është e vërteta. Einxhel shumë faleminderit që ka dalë ashtu se sa herë e thoja më thonin shumë romantike”, tha Aurora.
Kjo e fundit tha se nuk ka ndonjë datë se kur mund të hanë llokumet, por se do të vijë në Tiranë për të kaluar më shumë kohë me Einxhel. Më pas moderatorja e njohur e falënderoi motrën e Dj Dagz për mbështetjen e saj të madhe, edhe kur nuk ishte e lidhur me Arbërin.
“Unë nuk e kam ditur që kishte filluar suportin ndaj meje shumë më përpara se unë të kërkoja një lidhje me Dagzin, e falenderoj për çdo fjalë që ka thënë, por edhe që në asnjë moment nuk ka bërë atë motrën që okej ma mërziti vëllain, nuk është gjë. Ka ditur të lexojë si një vajzë dhe të kuptojë arsyen e stepjes time si dhe ka vlerësuar forcën time”, tha Shkira.
Discussion about this post