GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Escobar: Rusia përdor luftën në Ukrainë për të penguar përparimin në Ballkan

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Escobar: Rusia përdor luftën në Ukrainë për të penguar përparimin në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë me dije se Perëndimi nuk duhet të lejojë Rusinë që të përdorë luftën e saj në Ukrainë për të penguar përparimin e shteteve në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia nuk është duke synuar interesat më të mira të këtyre shteteve. Ekonomitë tuaja janë të lidhura në Evropë. Partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe investitorët janë në Bashkimin Evropian. E ardhmja juaj është në Evropë, si vende anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë Escobar sipas një deklarate të publikuar nga Ambasada amerikane në Beograd.

“Ka ende shumë punë për të bërë në Ballkanin Perëndimor. Punë për të integruar rajonin në aspektin ekonomik. Punë për të gjetur kompromise dhe zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura kufitare. Le ta shfrytëzojmë këtë krizë për të siguruar gjeneratat e së ardhmes në Ballkanin Perëndimor që të jetojnë në shtetet e integruara plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në një Evropë të lirë dhe në paqe.

Escobar ka theksuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të jenë partnere të këtij rajoni në këto përpjekje.

“Ne duhet të shfrytëzojmë këtë shembull për të dyfishuar përpjekjet për të arritur marrëveshje kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalim veprime që kërcënojnë stabilitetin dhe përparimin në Bosnje-Hercegovinë”.
Zyrtari amerikan ka thënë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse dhe se Perëndimi duhet t’i ndihmojë Ukrainës që të luftojë pushtimin rus para se të rriten mizoritë dhe që Evropa të destabilizohet edhe më shumë.

“Veprimet e koordinuara nga aleatët dhe partnerët kanë rritur presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Forcat e Ukrainës janë duke ngadalësuar pushtimin dhe duke shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse.

Sanksionet tona kanë shkëputur Rusinë nga sistemi financiar global dhe ekonomia ruse do të nisë të shkatërrohet”.

Kujtojmë se, sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Etiketa: Gabriel EscobarLuftapoilitikaRusiukraina

Lajme të lidhura

Homazhe për policin/ Familjarët i kthehen presidentit Begaj: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve
Aktualitet

Homazhe për policin/ Familjarët i kthehen presidentit Begaj: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:11 - 05/06/26
Deputetja denoncon Ballukun: Tenderi për urën e Milotit iu dha një të kërkuari nga drejtësia
Aktualitet

“Simbol i korrupsionit”, PD denoncon projektin Milot-Balldren: 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë

12:04 - 05/06/26
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit
Aktualitet

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit

11:41 - 05/06/26
Para
Shkepja legjitime e klounit politik Lulzim Basha

Shkepja legjitime e klounit politik Lulzim Basha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Homazhe për policin/ Familjarët i kthehen presidentit Begaj: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve
Aktualitet

Homazhe për policin/ Familjarët i kthehen presidentit Begaj: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:11 - 05/06/26

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026

12:08 - 05/06/26
Deputetja denoncon Ballukun: Tenderi për urën e Milotit iu dha një të kërkuari nga drejtësia

“Simbol i korrupsionit”, PD denoncon projektin Milot-Balldren: 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë

12:04 - 05/06/26
Trump: Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit!

Trump: Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit!

11:49 - 05/06/26
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit

11:41 - 05/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom