Qindra qytetarë protestuan sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, para godinës së Kryeiministrisë. Fotot tregojnë një kaos dhe radhë kilometrike makinash dhe autobusësh, të cilët janë bllokuar në unazën e kryeqytetit.
Protesta nisi në orën 17:00 dhe për më shumë se një orë qytetarët e revoltuar mbajtën fjalimet e tyre para kryeministrisë. Më pas ata paralajmëruan se do të dalin çdo ditë në protestë në orën 17:00, duke bërë thirrje që të ketë një grumbullim masiv ditën e shtunë.
Qytetarët i kanë bërë thirrje kryeministrit që të reflektojë dhe të ulë taksat dhe rritjen e çmimeve ose të japë dorëheqjen.
Discussion about this post