GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dom Gjergj Meta: Lironi të arrestuarit, janë në të drejtën e tyre

20:52 - 11/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dom Gjergj Meta: Lironi të arrestuarit, janë në të drejtën e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dom Gjergj Meta ka reaguar ditën e sotme lidhur me protestën e organizuar nga qytetarët në të gjithë vendin për rritjen e çmimit të hidrokarbureve dhe shportës ushqimore, që është vënë re kohët e fundit.

Gjithashtu, ai ka qenë i pranishëm dhe ditën e djeshme në protestën e organizuar nga banoret e Mirditës dhe e ka mbështetur këtë protestë.

Dom Gjergj Meta është shprehur se, arrestimet e mbrëmshme dhe të sotme, janë një akt policor ekstrem.

“Arrestimet e mbrëmshme dhe të ditës së sotshme të disa personave, apo shpallja në kërkim e disa të tjerëve, në Rrëshen dhe Bulqizë, për shkak se kanë dalë të protestonin për shtrenjtimin e çmimit të naftës, është një akt policor ekstrem dhe i pajustifikuar.Nuk është vështirë të gjehen nene për të arrestuar dikë. Por kam bindjen, dhe nuk dua të gabohem, se Prokuroria dhe Gjykata do të zhvleftësojë masën e arrestit e do t’i lënë të lirë ata persona, që janë prindër e familjarë e nuk janë kriminela, as trafikantë droge, as zyrtarë të korruptuar, as përfitues të paligjshëm të pasurisë publike.”

Nga ana tjetër, ka thënë se njerzit që e njohin ligjin arrrijnë ta kuptojnë që, sipas tij, protestuesit kanë të drejtë, dhe ai u kërkon organeve kompetente që ti lënë të lirë protestuesit që kanë protestuar në mënyrë paqësore për të kërkuar të drejtat e tyre.

“Dua të besoj se edhe njerëzit e ligjit brenda tyre e dinë se këta protestues kanë të drejtë. Edhe ata vetë janë prindër e familjarë, sidomos policët e thjeshtë, e këta çmime karburanti bien edhe mbi ata e familjet e tyre. Nëse nuk mund t’i bashkohen protestës së paku të jenë të kuptueshëm e nëse një urdhër, sado nga lart të vijë, kur është kundër ndërgjegjes së tyre, është moralisht e lejueshme të mos zbatohet. U bëj thirrje me shumë përulësi dhe përgjegjësi organeve kompetente: ju lutem lërini të lirë protestuesit paqësorë, pasi ata janë në të drejtën e tyre. Lërini të kthehen në familjet e tyre, sepse ndryshe ato varfërohen më tej.”

Së fundmi, ai e ka mbyllur duke thënë se është e nevojshme të dialogohet me popullin, ti ndihmojnë ata pasi, sipas tij, nuk është nafta problemi i vetëm, dhe se vetë do të jetë i gatshëm të kontriubojë për familjet në nevojë.

“Ndërkohë të merren masa e të dialogohet me popullin, me njerëzit e t’u vihet në ndihmë atyre me paketa ndihme, pasi nuk është vetëm nafta problemi, por edhe shumë produkte të tjera që ndikojnë në cilësinë e jetës së njerëzve. Mirdita, Mati, Bulqiza e Dibra mbeten ende zona të varfëra e në nivelet e mbijetesë. Si ipeshkëv i Rrëshenit, që e njeh mirë situatën në këto zona, jap gatishmërinë e Dioqezës së Rrëshenit në këto momente të vështira për të gjithë, me çfarë të kemi mundësi, por me vullnet e përgjegjësi maksimale për të mirën e familjeve dhe fshatrave në nevojë.”

Etiketa: Policiaprotestaqytetaret

Lajme të lidhura

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
Para
Ushtarët amerikanë stërvisin FSK-në, njëri me emblemë të UÇK-së në krah

Ushtarët amerikanë stërvisin FSK-në, njëri me emblemë të UÇK-së në krah

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, lidhur me ligjin...

Lexo më shumë
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com