GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Armë biologjike në Ukrainë”, ambasadori shqiptar në OKB: Trillime të Rusisë!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Armë biologjike në Ukrainë”, ambasadori shqiptar në OKB: Trillime të Rusisë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori shqiptar në OKB i ka quajtur trillime, pretendimet e Rusisë se ka zbuluar laboratorë të armëve biologjike në Ukrainë. Madje Hoxha ka shkuar edhe më tej duke ngritur alarmin se Rusia përmes këtyre akuzave po përgatit terrenin për të përdorur armët e shkatërrimit masiv. Këshilli i Sigurimit të OKB-së është mbledhur me kërkesë të Rusisë, e cila pretendon për zbulimin e laboratorëve të armëve biologjike në Ukrainë. Sipas Moskës Zyrtare këto laboratore janë financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria e Mbrojtjes ruse ka publikuar disa dokumente në të cilat thuhej se në Kiev, Karkov dhe Odesa po studiohej mundësia e përhapjes së infeksioneve të rrezikshme përmes shpendëve migrues. Si Uashingtoni ashtu edhe Kievi i kanë mohuar akuzat, me Shtetet e Bashkuara që thonë se ato janë një shenjë se Moska së shpejti mund të përdorë vetë armët.

Një ndër zërat kritikë ndaj këtyre pretendimeve në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ishte edhe ai i ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve të rreme, duke theksuar edhe njëherë se Rusia po përgatit terrenin për të përdorur vetë armët biologjike.

“Këshillit nuk duhet t’i rrëfehen trillime apo histori shtangëse. Duhen prova të verifikuara në mënyrë të pavarur dhe të konfirmuara. Ky nuk është rasti. Ne duhet të jemi të shqetësuar për këtë dizinformim, për shtimin e akuzave për armë të shkatërrimit në masë, një mënyrë që Rusia e përdor për të përgatitur terrenin për përdorimin e armëve kimike e biologjie gjatë sulmit që po kryen në Ukrainë, por për të akuzuar të tjerët se po e bëjnë këtë” – u shpreh ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Britania e Madhe si edhe përfaqësuesi i lartë i Kombeve të Bashkuara për çështjet e çarmatimit.

 

Etiketa: AmbasadoriArmebiologjikeokbRusisqptartrillimeUkraine

Lajme të lidhura

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra
Breaking Views

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26
Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
Para
Ukrainasit hedhin molotov me dronë për të shmangur forcat ruse  

Ukrainasit hedhin molotov me dronë për të shmangur forcat ruse  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra
Breaking Views

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26

Ministrat e qeverisë nuk do të kenë pushime verore deri në fund të muajit gusht. Kryeministri Edi Rama do të...

Lexo më shumë
Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com