GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pas bukës rriten me 25% produktet e tjera

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 1 min
A A
Shqipëria rrit çmimet, Maqedonia ngrin çmimet e produkteve bazë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas rritjes të çmimit të bukës (25%), miellit (20%), vajit të lulediellit (32,5%), rritet edhe çmimi i orizit, sheqerit, fasules dhe niseshtes. Në dyqanet e pakicës të produkteve ushqimore çmimi i orizit Gold të kompanisë Teuta, distributorit më të madh të produkteve ushqimore, këto ditë është rritur 6-12,5%, sheqeri është rritur 10%, fasulet 5-10% dhe niseshteja 20%. Sipas drejtoreshës të financave të kompanisë “Teuta” Junis Uruçi, çmimi i orizit nga 160 lekë/kg varion në 170-180 lekë/kg, sheqeri nga 90 lekë/kg po shitet 102 lekë/kg, fasulja nga 200-210 lekë/kg në 220 lekë, ndërsa niseshtja nga 70 lekë/500 gr në 85 lekë.

Znj. Uruçi pohon se rritja për çmimet e këtyre produkteve ka qënë e vazhdueshme, e cila ka nisur që dhjetor të vitit të kaluar. “Ndërkohë situata në tregjet ndërkombëtare është e vështirë. Çmimet rriten përditë, transporti po ashtu, edhe furnizimet nuk janë si më parë. Oferta është më e ulët kudo”, nënvizon ajo.
Furnizimet nga ky distributor sigurohen nga tregjet europiane dhe ato aziatike për produktin e orizit. “Nga Azia janë rritur shumë kostot e transportit.
Nga Europa është rritur shumë çmimi i furnizimit”, shton znj. Uruçi. Aktorët kryesorë të importit të mallrave ushqimore thonë se në këtë situatë është e vështirë të bëhen parashikime për ecurinë e çmimeve dhe gjetjen e furnizimeve, pasi në tregjet e huaja ndryshimet janë të shpeshta. Për muajin prill pritet një tjetër rritje e çmimit të vajit të lulediellit. Grosistët e vajit në Hungari njoftuan rritje të çmimit të vajit 55,5%. /monitor

Etiketa: Cmimeeksperetfamiljarekostorritje

Lajme të lidhura

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Para
Protesta, jehonë në mediat e huaja: Mijëra qytetarë dolën për të kërkuar uljen e çmimeve

Protesta, jehonë në mediat e huaja: Mijëra qytetarë dolën për të kërkuar uljen e çmimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com