GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Paketa e Rezistencës” e Ramës, Open Data e nxjerr “zbuluar”: Janë kosto shtesë buxhetore

22:14 - 13/03/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 6 min
A A
Rama tregon faturën: Nuk ka krizë energjetike! Qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm zhurmë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës, solli një reagim të gjerë të qytetarëve që u shtri pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Si në çdo protestë kundër qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama i cili dilte dhe vetëm paralajmëronte shtrenjtimin e çmimeve, pas protestave doli dhe prezantoi një plan me 7 pika që e quajti “Paketa e Rezistencë” që do t’u vinte në ndihmë qytetarëve. Meqenëse paketa përmbante edhe premtime të hershme të tij që i ka përdor edhe në fushatën e 25 prillit, siç ishte edhe rritja e pagës minimale, Open Data ka analizuar se sa reale janë masat anti-krizë.

Cilat janë masat ‘e Reja’ që Qeveria bëri publike, dhe cilat janë masa ekzistuese, paraprirë ne Buxhetin 2022, apo ‘indeksim’ i Ligjit të Buxhetit 2022. Dje, datë 12 Mars 2022, Qeveria ka bërë publike Paketën e Rezistencës Sociale për të përballuar efektet e krizës së çmimeve, që po protestohet prej 4 ditësh nga qytetarët.

Masat e ndërmarra, të cilat shoqërohen me efekte buxhetore, nuk janë shpjeguar se si do të adresohen në Buxhetin e Shtetit. Ende nuk ka një Akt ligjor për amendimin e Ligjit të Buxhetit 2022 dhe përfshirjen e këtyre kostove në Buxhetin 2022. Megjithatë nga analizimi i treguesve fiskalë të Buxhetit 2022 konstatohet se masat e ndërmarra si rezistencë sociale përgjithësisht nuk janë masa të reja por vijim i politikave të planifikuar që në fundvitin e kaluar me përgatitjen dhe miratimin e Planit të Buxhetit 2022. Konkretisht:

Masa 1

‘Do të derdhën menjëherë 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë dollarë për të indeksuar pensionet. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve’

Ndërkohë në Ligjin e Buxhetit 2022 planifikohet ‘Rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve. Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në muajin prill të çdo viti dhe duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës’. Për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.6 miliardë lekë dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët. Masa 1 nuk është një mase e marrë dje për të përballuar krizën.

 

Masa 2

‘Për 434 mijë përfitues, qytetare e qytetarë të këtij vendi, qeveria do të kompensojë me lekë në dorë, rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të përllogaritur përpara goditjes është 25 mijë lekë të vjetra plus. Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht si kompensim për rritjen çmimeve të shportës, për:

-pensionsitët që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale,

-pensionistët që jetojnë vetëm, (në kuptimin individualisht apo në çift)

-Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike.’

 

Në Ligjiin e Buxhetit 2022 janë planifikuar 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët. Masa e ndërmarrë përllogaritet rreth 3.9 miliardë lekë. Mbetet për të parë nëse bonusi i planifikuar për pensionistet më parë do të zëvendësohet me kompensimin 3 mujor.

 

Masa 3

Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa, do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD, e cila do të derdhet menjëherë.

Në ligjin e Buxhetit 2022, shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2022. (56.5 miliardë leke). Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave ekzistuese të qeverisjes qendrore si: blerja e vaksinave anti-COVID, skema e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, programet e nxitjes së punësimit, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje për rininë dhe fëmijët. Pra, mbështetja e fermerëve përmes skemës së re të përjashtimit nga akciza, taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit të karburantit për prodhim bujqësor është planifikuar më heret si masë. Janë 3.2 miliardë lekë që shkojnë për mbështetje direkte ndaj fermerëve.

Rritja e mbështetjes financiare nuk është masë e re por materializim e risqeve të jashtme buxhetore, sic janë në këtë rast rritjet e çmimeve në tregje globale të karburantit e rrjedhimisht kosto shtesë për një masë të marrë më herët jo dje.

 

Masa 4

‘Qeveria do mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linja urbane qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit, qoftë kur hipën në autobus brenda qytetit e qoftë kur hipën në një autobus për të shkuar nga një qytet në tjetrin.

Subvencionim i transportit publik nuk është zgjidhje e mjaftueshme. Aktualisht, në kryeqytet vërehet se tregu ndeshët me kërkesë të tepërt për transport publik, e cila nuk mbulohet nga shërbimi i kompanive të transportit në vend. Mbajtja e çmimit të pandryshueshëm të biletave do të rrisë më tej kërkesën për transport publik në kohë që alternativat e tjera të transportit bëhen relativisht më të shtrenjta. Kërkohet kontroll dhe inspektim i cilësisë së shërbimit që ofron transporti publik.

 

Masa 5

Do të sjellë 2 muaj përpara, futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si dhe uljen e taksës mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë lekë të vjetra, që do të thotë, 56% e atyre që në Shqipëri jetojnë me punë dhe paguhen me pagë, paguajnë 0 taksë mbi pagën.

Referuar Relacionit të Buxhetit 2022’ Nëpërmjet ndryshimit të propozuar në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” rritet paga dysheme e pa tatueshme, nga niveli 30 mijë lekë në nivelin 40 mijë lekë në muaj. Për këtë interval pagash tatimi që do të paguhet mbi të ardhurat nga paga është 0%, duke mundësuar që çdo qytetar që siguron më pak të ardhura, të mos paguajë tatim dhe të ketë të ardhura më të larta’. Në fakt reduktimi i tatimit për këtë fashë do të përfitohet nga punëdhënësi, pasi paga neto që përfton qytetari është paga që i janë zbritur ndalesat e TAP-it e të tjera.

Sipas Buxhetit 2022, përllogariten të përfitojnë 71,500 qytetarë. Shuma e përfitimit është mesatarisht 7,800 lekë për vit për çdo qytetar.

Ndryshimi i propozuar gjithashtu parashikon reduktimin e normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj, ku përfitojnë rreth 58,000 tatimpagues me një shumë përfitimi rreth 11,700 lekë mesatarisht për vit.

Në të njëjtën linjë, mbështetet e gjithë shtresa e mesme duke rishikuar fashën e sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht. Numri i përfituesve nga ky ndryshim është rreth 5,900 tatimpagues dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23,000 lekë për tatimpagues/vit, në vlerën totale prej 135 milionë lekë në vit.

Futja në fuqi 2 muaj më parë e këtyre ndryshimeve do të shkaktojë rreth 229 milionë lekë të ardhura të munguara nga TAP.

 

Masa 6

Do tërheqë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

Kjo masë do të shtojë kostot e punëdhënësit duke rënduar më tepër si kosto shtesë në prodhim, e duke ja tarifuar më tej konsumatorit. Kjo masë do të rrisë të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Masa 7

Qeveria vendos menjëherë të shtojë 20 miliardë të tjera, 200 milionë dollarë, në financimin e mburojës së çmimit të energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.

Buxheti 2022 ka parashikuar të garantojë 8 miliardë lekë për situatën dhe do të mbulojë blerjen e energjisë në tregun e huaj. Çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla dhe ne kemi parashikuar në bazë ta aktit normativ për buxhetin dhe buxhetin për vitin 2022 që të gjithë importet dhe vlera e kërkuar për importe do të mbulohet nga buxheti i shtetit”. Edhe në këtë rast masa 7 e marrë si financim shtesë, nuk është mase e re por materializim i një risku të jashtëm buxhetor.

 

Pra, Paketa e Rezistencës Sociale nuk është një paketë masash të reja, por kosto shtesë buxhetore e politikave ekzistuese qeveritare, të përfshira në Ligjin e Buxhetit 2022. Kostoja shtesë nuk është gjë tjetër veç se risku fiskal i materializuar i politikave ekzistuese dhe nuk ka pse serviret si paketë masash të reja.

 

Etiketa: buxhetoreEdi Ramakostokryesore2Open DataPaketa Rezistencesshtesezbuluar

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Zyrtari ukrainas: Bisedimet me Rusinë po vazhdojnë pandërprerë

Zyrtari ukrainas: Bisedimet me Rusinë po vazhdojnë pandërprerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com